Nëntë persona të lënduar nga aksidenti zinxhiror në Gjilan ku u përfshin 9 vetura

17 gusht 2025 | 00:05

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilan. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se lëndimet e personave janë të lehta.

“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.

Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

Policia e Kosovës njësit e trafikut rajonal po i hetojnë rrethanat e  këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e parë e Raiffeisen Ligës së Parë ka sjellë…