
Nëntë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Nëntë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë.
Në Prishtinë janë iniciuar tri raste gjatë ditës së djeshme.
“Prishtinë 23.08.2025-13:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur dy të dyshuara femra kosovare . Të dyshuarat kanë refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”
“Prishtinë 23.08.2025-13:40.Janë arrestuar dy te dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur fizikisht mes vete ku kanë pësuar lëndime, me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”
“Prishtinë 23.08.2025-12:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas mosmarrëveshjes ka kanosur dhe sulmuar dy viktima femra kosovare. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”
Një rast tjetër është raportuar në Kamenicë, ku një person e ka sulmuar fizikisht një grua.
“Kamenicë 23.08.2025-21:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.”
Tri raste të dhunës në familje janë raportuar edhe në Pejë
“Pejë 23.08.2025-12:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.”
“Pejë 22.08.2025-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka dëmtuar veturën, dy xhama të objektit, dhe disa gjëra tjera. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.”
“Pejë 23.08.2025-18:30.Viktima mashkull kosovar ka lajmëruar se, i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet jashtë Kosovës, vazhdimisht po i dërgon mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjeteve sociale atij dhe vajzës së tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe mbetet nën hetime.”
Në Rahovec një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj gruas së tij.
“Rahovec 23.08.2025-21:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në ndikim te alkoolit, kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Është kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe për shkaqe sigurie është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, për të cilën i dyshuari posedonte leje. I dyshuari është testuar për alkool dhe i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes.”
Ndërsa në Vushtrri janë arrestuar tre persona që janë ëprleshur mes njëri- tjetrit.
“Vushtrri,23.08.2025-12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndër mjet vete. Si pasojë e përleshjes fizike njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”