
Nëntë viktima dhe 162 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
14 qershor 2020
| 16:26
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga 778 testime që janë bërë dje, 162 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Rastet e reja janë: Shkup 92, Tetovë 35 Kumanovë 3, Dibër 5, Shtip 1, Strugë 3, Ohër 4, Gostivar 2, Strumicë 1, Kriva Pallankë 1, Resnje 1, Gjevgjeli 1 dhe Shën Nikollë 1.
Më tutje, kjo ministri ka bërë me dije se nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, si dhe janë regjistruar pesë persona të shëruar.