
Nëntë vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi
Sot bëhen nëntë vjet nga përpjekja ushtarake për grusht shtet në Turqi.
Përpjekja për grusht shtet u zhvillua gjatë 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin ushtarakë të ushtrisë turke.
Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti Turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe shefi i shtetit, Rexhep Taip Erdogan.
Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.
Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim të gusht shtetit e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen, i cili ka vdekur në ShBA.
Megjithatë, ata që kanë përcjellë nga afër këto zhvillime vlerësojnë se Erdogan ka përdorur hoxhallarët, të cilët i ka udhëzuar të kërkojnë nga qytetarët që të qetësohet situata.