
Nëntëmbëdhjetë libra të Riza Greiçecit për padrejtësinë e Gjykatës Speciale në Hagë kundër luftës së UÇK-së
Prend BUZHALA
Riza Greiçevci, autor i mbi 130 vëllimeve letrare e të zhanreve të ndryshme, ndër të tjera, ka botuar viteve të fundit edhe 19 libra kushtuar procesit të Hagës, kundre Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Në këtë vazhdë botimesh, këtë proces gjyqësor ai ka përcjellë hap pas hapi, kronikë pas kronike, ngjarje pas ngjarjeje, reagim pas reagimi.
Kështu, vëllimet : 1.“Hero në luftë, Hero në paqe”, 2020, 2. “Drenica, para gjyqit” –monografi, 2020, 3. “UÇK-ja para gjyqit” –monografi,2020, 4. “Na e ban hallall, Kosovë”, 2020, 5. “ Edhe malet janë UÇK”, 2021, 6. “Kosova para gjyqit” – dramë, 2022, 7. “ Murtaja e Kuqe” Prishtine, 2022, 8. “Në emër të popullit”, dramë, 2022 dhe 9. “Gjykata Speciale e Hagës, gjykon dhe dënon UÇK-n!”, dramë, (gjykimi i Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt, në Hagë), 10. “ Pendlat e korbit në lëkurë të shqponjës”, 11. “ UÇK-ja gjykohet ne Hagë” – 12 “Nëse do të kishte Zoti ushtri, UÇK- emri i saj”- 13. “ Bukë për Drenicën”, 14. “ Si thua, ti, Gjykatë Speciale, Leotrimin, e vranë kriminelët serb, apo, Leotrimin e vrau UÇK-ja?” – 15. “Kush e kërkon kokën e HashimThaçit?”- 16. “ Populli im, mos harro se je shqiptar”, 17. “Në spital, të thashë: “Lamtumirë, babë!”, nga Haga: “Mirupafshim, në xhenet!”, biografi, 2025, 18. “Po të m’i dhuronte Zoti 1000 vjet jetë, të tërat do t’i jepja për lirinë Kosovës”, 2025 dhe 19. Gjykimi i Çlirimtarëve, dhe i UÇK-së në Hagë, kushtuar Kadri Veselit.
Riza Greiçevci me këto 19 vëllime që kanë një përmbajtje: arrestimin e krerëve të UÇK-së, drejtësinë e Hagës, luftën e UÇK-së dhe lirinë e Kosovës; atëherë ai letrave shqipe i dhuron një literaturë të një tipologjie të veçantë, sikundër quhet aktivizmi letrar apo letërsia aktiviste. Janë të njohura anembanë botës lëvizjet e tilla të aktivizmit letrar.
Ç’është e vërteta, në këto vëllime, posi te procesi që mbahet, parakalojnë gjyqtarë, prokurorë, gardianë, dëshmitarë, pyetje e përgjigje, deklarata… vijnë tekste të nayrrave të ndryshme, që nga ato lirike e letrare e deri te dëshmitë[, reagimet, ballafaqimet e fakteve të luftës së drejtë të UÇK-së.
LIRIA KA EMËR – DHE KY EMËR NUK GUXON TË NJOLLOSET
Me këtë vepër serike të dëshmive monumentale, Greiçevci jo vetëm që dëshmon përkushtimin e tij letrar dhe intelektual, por kontribuon në ruajtjen e kujtesës historike të një epoke vendimtare për shqiptarët e Kosovës. Janë libra që përbëjnë një korpus të rëndësishëm të letërsisë dokumentare që flet për lirinë, sakrificën dhe përballjen me padrejtësitë ndërkombëtare. Ky korpus përfaqëson reflektime mbi sfidat më të mëdha morale, politike dhe historike që po përjeton Kosova, mbi procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Riza Greiçevci, një nga autorët më prodhimtarë të kësaj periudhe, ka sjellë në dritë këtë cikël veprash që, në esencë, përfaqësojnë një letërsi të rezistencës morale dhe kombëtare, një aktivizëm letrar që shërben jo vetëm si dëshmi, por si kundër-diskurs a kundër-narrativë ndaj padrejtësisë ndërkombëtare dhe përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë.
Kjo letërsi është, në vetvete, formë proteste, është artikulim i zëshëm i dhembjes, revoltës dhe krenarisë kolektive që përjeton shoqëria jonë, kur shihen në bankën e të akuzuarve çlirimtarët. Në të gjejmë strukturën e një letërsie polifonike, ku përzihen fjalime, intervista, monologë, dokumente, artikuj, dramë dhe poezi – të gjitha të ndërthurura mjeshtërisht në funksion të një qëllimi të vetëm: ndërgjegjësimin qytetar dhe mbrojtjen e dinjitetit kombëtar. Këta libra janë vetëm rrëfime të një kohe, janë manifestime të ndërgjegjes kolektive, janë thirrje për mos-heshtje dhe mos-harresë. Autori i jep zë kësaj qëndrese përmes një fjalie programatike, e cila hap librin e parë dhe sintetizon gjithë frymën e këtij cikli:
“Të protestosh kur të fajësojnë pa të drejtë, të ngrehësh grushtin para hundës së atyre që ta mohojnë punën, djersën, të drejtën për atdhe, për gjuhë, për liri… kjo do të thotë se ti, o krijesë mbi tokë, nuk je kafshë, por je njeri…”
Në këtë letërsi, autori ndërton një protagonist të përhershëm letrar, një figurë që shfaqet si simbol i rezistencës: Hashim Thaçi, jo si individ i vetëm, por si zë përfaqësues i gjithë atyre që u ngritën për liri. Monologu i tij në vëllimin e parë është një akt poetik dhe politik:
Po, luftë çlirimtare kam bërë,
kam shkelur ligjet, Kushtetutën e Serbisë,
krime lufte, asnjëherë!…
Ky tekst, i mbushur me ndjesi, është shqiptim i një padurimi të gjatë ndaj padrejtësisë, por edhe një kërkesë për drejtësi të vërtetë, jo të motivuar politikisht. Autori e paraqet Kosovën si një “rezervat politik”, një hapësirë ku shqiptarëve u njihen vetëm dënimet, jo të drejtat. Në këtë kontekst, letërsia bëhet strehë e rezistencës morale, vendi ku krijuesi ngrit zërin për gjithë ata që s’kanë mundësi të flasin. Vepra e Riza Greiçevcit është kronikë apo një dokumentim i proceseve të Hagës, ashtu sikundër është edhe është një fushatë letrare e dokumentare për drejtësi, një manifest për kujtesën kolektive, një letërsi e lëvizjes qytetare, që në mungesë të mekanizmave realë mbrojtës, ngrihet si vetëdije, si thirrje për unitet dhe për të mos e harruar SE LIRIA KA EMËR – DHE KY EMËR NUK GUXON TË NJOLLOSET.
Nëpër të gjitha vëllimet përthyhet zemërimi, zhgënjimi dhe ndjenja e padrejtësisë kolektive që shumë shqiptarë e ndiejnë lidhur me gjykimin e liderëve të UÇK-së në Hagë dhe me mënyrën sesi po tentohet të riformulohet e gjithë lufta çlirimtare në një narrativë a DISKURS KRIMINAL.
THIRRJE PËR RUAJTJEN E QENËSISË HISTORIKE
Strukturat tekstuale shërbejnë si manifest i ndërgjegjes kombëtare. Ato janë të gërshetuara mes prozës së ngjeshur politike, poezisë-protestë me ritëm të brendshëm të zemërimit qytetar, analizës legjitime dhe historike.
Ky gërshetim krijon një fuqi unike, ku faktet nuk janë të thata, por të përshkruara me peshën emocionale dhe historike. Është një formë për t’iu përgjigjur gjyqit jo vetëm me fakte, por me ndërgjegje popullore, kolektive. Pika qendrore e teksteve thekson se Gjykimi i UÇK-së si “strukturë kriminale” është rrezik për shtetësinë: “…JO SI INDIVIDË, POR SI STRUKTURË!”. Ky është thelbi ideologjik i reagimit: se nuk po gjykohen individë për ndonjë sjellje devijuese, por po tentohet që lufta çlirimtare si koncept dhe strukturë të barazohet me krim të organizuar. Kjo do të nënkuptonte: zhbërjen morale të Luftës Çlirimtare, rihapjen e kapitujve të diskutuar me gjak e jo me fjalë, zhbërjen e legjitimitetit të shtetit të Kosovës. Ky koncept është thellësisht politik, por edhe ontologjik — është THIRRJE PËR RUAJTJEN E QENËSISË HISTORIKE.
Sillen faktet me intonim të ironisë historike: nga raporti i Dick Martyt te Jack Smith.
Aktakuza bazohet në një raport që është hedhur poshtë si i pavërtetë.
Jack Smith arreston Thaçin pa aktakuzë, në një moment kyç diplomatik, ndërkohë që më pas kthehet për të ndjekur Trumpin.
Janë raste, për të cilat liderë të tjerë janë shpallur të pafajshëm, po gjykohen sërish, duke krijuar përshtypjen e një farse ligjore të përsëritur. Kjo e shfaq drejtësinë jo më si të verbër, por të politizuar, selektive, madje me agjendë të paravendosur.
“EEE, ÇKA TJETËR, PAS KËTIJ “KRIMI”, POS, LUFTË…!!!”
Kjo nuk është thirrje për luftë, por paralajmërim historik, që i drejtohet botës: nëse drejtësia e injoron të vërtetën, padrejtësia nuk do të kalojë pa pasoja. Këtu kemi një teskt alarmues për paqen — që nuk mund të mbijetojë mbi kurriz të padrejtësisë historike.
Autori me të drejtë ngre një sërë pyetjesh legjitime mbi ndikimin ndërkombëtar dhe hipokrizinë perëndimore:
Ku janë akuzat për Serbinë?
Pse mbi 400 masakra dhe mbi 20 mijë dhunime nuk përbëjnë bazë për hetim serioz?
Pse e gjithë barra e historisë po vihet mbi supet e një lufte çlirimtare që çoi në çlirimin e një populli të robëruar?
Këto janë pyetje që shprehin hipokrizinë e shumë standardeve të dyfishta, veçanërisht nga struktura si BE-ja dhe Haga.
Autori, madje shprehet me metaforë (frazeologji popullore):
“Kur të bëjnë shelgjet rrush – UÇK-në do ta shembni!”
Kjo metaforë është shpërthyese dhe e përjetshme. Shelgjet s’bëjnë rrush, dhe as UÇK-ja nuk do të shembet — kjo është deklaratë e qëndresës historike dhe kulturore.
Ky tekst-dokument është akt kulturor dhe politik që shpreh me dinjitet, guxim dhe dhimbje një realitet të errët ku drejtësia ndërkombëtare duket se po riformulon të vërtetën historike përmes një lente politike. Është një thirrje për kujtesë kolektive, për rezistencë kulturore dhe morale, për ruajtje të identitetit të luftës së drejtë.
Një tekst mban titullin: “VAJZA E JAKUP KRASNIQIT EMOCIONON ME SHKRIMIN PËR VIZITËN E PRINDIT NË VENDLINDJE PËR VDEKJEN E VËLLAIT Më 10 tetor
Ky është një tekst shumë emocional dhe me rëndësi të madhe historike dhe morale për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët. Ai reflekton dhimbjen personale të një familjeje që ka paguar shumë për lirinë, dhe njëkohësisht denoncon padrejtësinë që po ndodh sot me gjykimet për krerët e UÇK-së. Aty paraqiten dhimbja njerëzore dhe familjare. Gresa Krasniqi shpreh me fjalë shumë prekëse dhimbjen e humbjes së vëllait dhe ndjenjën e peshës së madhe që ka paguar familja për lirinë e Kosovës. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë, autori përbuz dhe kritikon ashpër “dëshmitarët”, “mohtuesit”, “poshtëruesit” (fyerjet dhe përbuzja për ata që mohojnë UÇK-në), duke i quajtur me fjalë shumë të forta — kjo pasqyron ndjenjën e tradhtisë dhe mosbesimit që kanë shumë shqiptarë ndaj veprimeve të gjykatës dhe mediave. Jepet vlerësimi i Fatmir Sopit për Hashim Thaçin: duke e quajtur Thaçin “Hero të gjallë”, dëshmitari tregon se në mes të presionit dhe gjykimit, ekziston një perceptim i fortë brenda komunitetit të UÇK-së për drejtësinë e kauzës së tyre.
Ja një tekst tjetër:
“MBROJTJA E THAÇIT E QET NË RRENË DËSHMITARIN ME FAKTE – AI TENTON TË NXIRRET ME INTERPRETIME…! 19 gusht 2024” – është një kronikë e gjerë, ku paraqitet Rrëfimi i Hasan Pretenit (27 korrik 2024). Hasan Preteni, ish-komandant i UÇK-së, tregon se ushtarët e UÇK-së në zonën e Pashtrikut dhe Drenicës u mbajtën të lidhur dhe të çarmatosur për 48 orë nga KFOR-i francez pas luftës. Vendimi ishte që ata të lëviznin vetëm në koordinim me KFOR-in, se në zonën e Shalës, ushtarët nuk mund të lëviznin më shumë se 500 metra dhe nuk lejohej përdorimi i simboleve të UÇK-së. Preteni përshkruan aktivitetet e njësitit të tij, si ngritja e flamurit në stacionin policor në Staritërg, por thekson kufizimet serioze të vendosura nga KFOR-i. Ai e sheh këtë si një problematikë që duhet shënuar si pasojë e komplikimeve pasluftës, veçanërisht lidhur me ndarjen e Mitrovicës.
Rasti i Salih Mustafës – Vendime dhe Ankesa (30 korrik – 2 gusht 2024). Salih Mustafa, ish-komandant i UÇK-së, është dënuar nga Gjykata Speciale me 22 vjet burg për krime lufte, por vendimi është kthyer në Gjykatën e Apelit për rishqyrtim dhe mundësi uljeje të dënimit. Ankesa e mbrojtjes ngriti çështje ligjore dhe përkthimi i aktgjykimit në shqip si një problem, si dhe dyshime për mënyrën e trajtimit të provave në lidhje me vrasjet. Paneli i Apelit është i përbërë nga gjyqtarët Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen. Avokatja e re e Mustafës po përgatit ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar kohë shtesë për përgatitje, për shkak të problemeve me përkthimin dhe komunikimin me klientin. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Dëshmia e Steven Russell (19-20 gusht 2024): Raporti amerikan vërteton se Hashim Thaçi ka dënuar sulmet ndaj serbëve, duke përfshirë sulmin në Grackë, dhe se nuk ka prova që udhëheqja e UÇK-së të ketë dirigjuar dhunën. Steven Russell, ushtarak amerikan, dëshmon për nivelin e lartë të organizimit dhe trajnimit të UÇK-së në zona si Gjilan dhe Novobërdë. Ai vë në dukje se gjatë verës ’99 hynë edhe persona nga Shqipëria dhe vende të tjera që kryen krime duke u paraqitur si pjesëtarë të UÇK-së. Russell tregon për taktikat e sofistikuara ushtarake dhe faktet që dëshmojnë për një organizim të mirëfilltë të UÇK-së.
Në thelb, materialet trajtojnë periudhën e pasluftës në Kosovë dhe gjykimet e personave kyç të UÇK-së në Dhomat e Specializuara, ku ndërthuren çështje ligjore, politike dhe ushtarake, si dhe tensionet mes UÇK-së dhe KFOR-it.
Vjen teksti reagues në Dhomat e specializuara: ZHITIA: “AVOKATË DHE PROKURORË KANË SHKOQITË FJALI NGA LIBRI IM, TË CILAT, NË OPINION KANË PËRCJELLË NJË MESAZH TË GABUAR!” Epoka e Re – 26 gusht 2024. Teksti tregon një pasqyrë të detajuar dhe me shumë rëndësi mbi ngjarjet dhe strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për mënyrën se si është përdorur dhe interpretuar libri i tij në proceset ligjore. Disa pika kryesore që shquhen janë: dëshmia për ribotimin e librit dhe nevojën për sqarim, sepse avokatë dhe prokurorë sipas Zhitisë, kanë nxjerrë fragmente që kanë dhënë mesazh të gabuar në opinion. Paraqiten operacioni “Patkoi” i Serbisë për dëbimin e shqiptarëve në Zonën Operative të Llapit pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, vetorganizimi i komandës në Zonën e Llapit pas vrasjes së Zahir Pajazitit në 1997, pa urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, vizita e përfaqësuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në gusht 1998 dhe përmirësimi i organizimit në zonë, respekti dhe vlerësimi për UÇK-në si një organizatë e domosdoshme dhe një nga projektet më të suksesshme të kombit shqiptar në shekullin XX, dëshmia për personazhe të ndryshëm me kode dhe pseudonime dhe për strukturën komanduese të zonës.
Një kronikë tjetër është ajo me titull: “S’KA URDHËR QË TË MONITOROHEN KOMUNIKIMET MES TË AKUZUARVE DHE AVOKATËVE”. Më tutje përfshihen po ashtu kronika të gjera e fakte si: dëshmia e dëshmitarit të 82-të, i cili flet për ndalim arbitrar, vrasje dhe zhdukje; dëshmitë dhe akuzat e Imer Imerit, ish-anëtar i LDK-së, për maltretimet dhe ndalimet nga UÇK-ja, si dhe për vrasjen e vëllait të tij Haki Imerit; momente nga gjykimi, duke përfshirë reagimet e të akuzuarve si Jakup Krasniqi; dekorimi nga ish-presidenti Hashim Thaçi i aktivistit të ndjerë të LDK-së, Haki Imeri, me titullin “Hero i Kosovës”; dëshmia e Rrustem Tetajt, ish-pjesëtar i UÇK-së, për takimet me Hashim Thaçin gjatë luftës. Ky tekst paraqet dëshminë e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Tetaj, në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ai shpreh dyshimet dhe mosbesimin e tij mbi ekzistencën reale dhe funksionale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Vijnë tekste me informacion mbi proceset dhe dinamikat në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me krerët e UÇK-së, ku përfshihen edhe situata me pyetje spekuluese nga gjyqtarët, sfidat me dëshmitarët, reduktimet e dëshmive, si dhe raste konkrete si ai i Salih Mustafës (“Cali”). Kronika të gjera janë edhe ato me tituj “DËSHMITARI I 86-të, SIPAS PROKURORISË, U RRAH E U KEQTRAJTUA NGA UÇK-ja Koha ditore – 19 shtator 2024, apo “ DËSHMITARIT HALIM BERISHA, I HIQEN MASAT MBROJTËSE Epoka e Re – më: 19 shtator 2024, apo “MBROJTJA E REXHEP SELIMIT KËRKON NGA PROKURORIA TË MOS NDIKOJË NË DËSHMITARË GJATË SEANCAVE PËRGATITORE! Epoka e Re – 19 shtator 2024, apo “PJETËR SHALA ANKOHET: “KEMI GJETUR FJALI TË NDRYSHUARA GJATË PËRKTHIMEVE, NUK E DI, SE , NË ÇFARË MËNYRE JAM DËNUAR ?!” etj. Demush Krasniqi ka marrë urdhër nga miq dhe shokë që të përshëndesë krerët e UÇK-së, duke përmendur emra si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ai e thekson se kjo është një porosi morale dhe krenarie për kontributin e tyre. Reagim i KMDLNJ-së MANIPULIMET E MPB-së TË SERBISË NË GJYKATËN SPECIALE! 03 tetor 2024, “PROKURORIA E HAGËS I LARGOI DY DËSHMITARË ME RËNDËSI JETIKE PËR GJYKIM TË DREJTË” Nacional, 11 tetor 2024, janë dy kronika tjera të gjera.
KMDLNj akuzon institucionet e Serbisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të saj për manipulim të dëshmive në Gjykatën Speciale në Hagë, duke u bazuar në dëshmi të sajuara dhe të fabrikuara që implikojnë UÇK-në. KMDLNj kërkon që procesi të monitorohet nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për të garantuar transparencë dhe drejtësi, duke ngritur dyshime për ndikimin politik dhe mungesën e llogaridhënies.
Mbrojtja e Hashim Thaçit kritikon largimin e dy dëshmitarëve me rëndësi kyçe nga lista e dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë së Hagës, duke argumentuar se dëshmitë e tyre janë thelbësore për një gjykim të drejtë dhe për të vërtetuar kundërshtimet në dëshmitë e tjera.
Sipas mbrojtjes, nëse këta dëshmitarë nuk dëgjohen, e vërteta mund të mos dalë në shesh, dhe për këtë arsye kërkojnë që gjykata ta detyrojë Prokurorinë të lejojë dëshminë e tyre.
Në thelb, ky reagim përfaqëson një akuzë për mungesë transparence dhe manipulim të provave në Gjykatën Speciale dhe kërkesë për garantimin e një procesi të drejtë dhe të pavarur.
Me interes është edhe një dokument i 07/10/2023: PROCESVERBAL I VITIT 1992: HASHIM THAÇI KOKËFORTË SI PROREKTOR-STUDENT, NUK TËRHIQEJ NGA FJALA E TIJ
Natyra e teksteve përgjithësisht e kroikave të gjera, të huazuara nga mediat elektronike, por ka edhe një gërshetim të rrëfimit personal, reflektimit filozofik, shprehjes artistike dhe dokumentimit të përvojave jetësore. Të gjitha këto elemente bashkë krijojnë një mozaik me shtresa të ndryshme, ku secila shtresë i jep tekstin një dimension tjetër dhe e pasuron kuptimin e përgjithshëm.
III.
NË CILIN VEND TË BOTËS DËNOHEN ATA QË LUFTOJNË PËR LIRI DHE DREJTËSI KUNDËR PUSHTUESVE DHE GJENOCIDIT
Te vëllimi kushtuar Kadri Veselit e nis me shkrimin “PERËNDI, LËSHOJE NJË KOKËRR RRUFE, MBI MURTAJËN E KUQE”:
“… … mish i egër, në gjakun e lirisë, nepërke rreth trupit e fytit të shtetit të Kosovës, ushejzë e Stalinit, që thith gjakun e Pavarësisë, përdhos UÇK-n, Flamurin, shkel mbi Ashtin Dardan, Murtajë e Kuqe, sot, lugat, që kafshon lirinë, po frikëson ëndrrat, lojërat, ardhmërinë e fëmijëve tanë, kurse, Çlirimtarët, UÇK-ja, gjykohen, në Hagë, për “krime”, thotë Gjykata Speciale, paskan bërë Luftë Çlirimtare, e, po, flitet, “drejtësia” e Hagës, po përpiqet me shpall UÇK-n: “Ndërmarrje kriminale”, (kur shelgjet të bëjnë rrush!)”
Ose:
HASHIM THAÇI: “Për mua është Kosova një! Vendlindja ime është Kosova! Kështu ka qenë në luftë! Kështu është sot! Kështu do të jetë përgjithmonë!” “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes se vendit, për lirinë e kombit tim!”
Ose: LETËR E DICK MARTIT, EVROPËS, OKB-s, GJYKATËS SPECIALE TË Hagës, KS-s: “Djemtë e UÇK-së, kanë dhunuar nana, nuse, motra të veta! Djemtë e UÇK-së, kanë masakruar prindërit e vet! Djemtë e UÇK-së, kanë vra fëmijë të vet! UÇK-ja, ka masakruar popullin e vet!”, nga Raporti i Dick Martit…! PADREJTËSI, O ME T’PUTHË, N’SY, O NË FYTYRË, ME T’PËSHTY?
Libri fillon me një tekst retorik-poetik që përshkruan gjendjen dramatike të Kosovës dhe popullit të saj gjatë dhe pas luftës për pavarësi. Lufta e UÇK-së për liri përkufizohet si gjak i çmueshëm, ndërsa gjykimi i veteranëve dhe udhëheqësve të UÇK-së në Hagë shihet si padrejtësi dhe shpërfillje e sakrificës së tyre. Raporti i Dick Martit përmendet si një dokument që akuzon UÇK-në për krime kundër popullsisë së saj, duke krijuar një kontrast të fortë me diskursin narrativ të çlirimtarëve dhe heronjve të luftës. Pyetjet retorike theksojnë se në cilin vend të botës dënohen ata që luftojnë për liri dhe drejtësi kundër pushtuesve dhe gjenocidit. Kjo pjesë artikulon një ndjenjë të thellë zhgënjimi dhe pasigurie për drejtësinë ndërkombëtare.
Jepet teksti për Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, i cili kritikon ashpër Gjykatën Speciale, duke e quajtur turp mënyrën se si po trajtohen çështjet dhe se nuk ka prova të qarta për përfshirjen direkte të Hashim Thaçit në krime. Ai thekson se UÇK-ja nuk ishte një organizatë kriminale me strukturë hierarkike të rregullt, por një lëvizje çlirimtare e fragmentuar.
Autori përmend se Prokuroria e Hagës ka dorëzuar prova, duke përfshirë dokumente të marra nga autoritetet serbe dhe shtëpitë e udhëheqësve të UÇK-së. Provat përpiqen të demonstrojnë ekzistencën e një strukture organizative të UÇK-së dhe përfshirjen e krerëve të saj në “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjithashtu përshkruhet niveli i organizimit, mbledhjet, urdhrat dhe funksionimi i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës.
Ky tekst reflekton kompleksitetin dhe tensionin rreth luftës së UÇK-së dhe pasojave të saj në nivelin ndërkombëtar përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Ai tregon për krenarinë dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së, por edhe për sfidat e tyre, me akuza të rënda për krime që vijnë nga prokuroria ndërkombëtare, duke hapur debat mbi drejtësinë, moralin, dhe historinë e luftës për liri.
Apo te Gazeta Nacional – 18 prill 2025:
“ Skandaloze! E turpshme! Raciste! VESELI, KRASNIQI E SELIMI KËRKOJNË LIRIMIN E PËRKOHSHËM, PROKURORISË SË HAGËS I KUJTOHET TË DORËZOJË PËRGJIME TË REJA!!!” që tregojnë për një situatë shumë të tensionuar dhe Mbrojtja kërkon lirim të përkohshëm, por Prokuroria përdor përgjime të reja për të kundërshtuar këtë; akuzat për ndikim te dëshmitarët dhe frikësim të tyre; përfundimi i paraqitjes së provave nga ana e Prokurorisë me mbi 125 dëshmitarë dhe rreth 3000 prova materiale; kritika të forta nga Richard Grenelli për Specialen, duke e quajtur gjykimin “farsë”. Vijnë reagime nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së që e shohin Specialen si një mekanizëm politik dhe selektiv. Vijnë kronika për ndryshime në aktakuzë për Thaçin që i shtojnë përgjegjësi të reja, refuzime të kërkesave për lirime me kusht, si në rastin e Smakajt. Trupi gjykues që vlerëson se Veseli është rrezik arratisjeje dhe nuk shqyrton kërkesën për lirim me kusht.
Autori dëshmon se është një situatë shumë delikate dhe e ndjeshme, ku përplasen politika, drejtësia dhe historia e luftës në Kosovë.
Libri përfshin një pasqyrim mjaft të detajuar dhe të përditësuar të ngjarjeve që lidhen me gjykimin dhe akuzat ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) para Dhomave të Specializuara të Hagës. Ky proces gjyqësor është ndër më të rëndësishmit dhe më të diskutuarit pas luftës në Kosovë, dhe është një ngjarje që ka ngjallur shumë reagime, jo vetëm në Kosovë, por dhe në arenën ndërkombëtare.
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë figura kyçe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe po mbahen në paraburgim. Mbrojtja e tyre ka kërkuar lirim të përkohshëm, pasi pretendohet se përfundimi i dëshmive të Prokurorisë dhe paraqitja e provave nuk justifikon vazhdimin e paraburgimit. Në përgjigje, Prokuroria e Hagës ka kërkuar që paraburgimi të vazhdojë, duke e arsyetuar këtë me përgjime të reja që janë mbledhur gjatë periudhës së paraburgimit. Prokuroria e ka përdorur këto përgjime për të argumentuar se ish-krerët e UÇK-së po tentojnë të ndikojnë te dëshmitarët, duke krijuar një “klimë frikësimi” dhe duke tentuar të manipulojnë provat. Kjo ka shtuar tensionin dhe ka ngritur dyshime mbi procesin e drejtësisë. Avokatët e të akuzuarve, përfshirë Veselin, Selimin dhe Krasniqin, kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë mocione për rrëzimin e akuzave të ngritura kundër tyre. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjen e mbrojtjes për të mbrojtur klientët e saj nga akuzat e ngritura, të cilat mbështeten kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve dhe dokumentet që janë mbledhur gjatë hetimeve.
Hashim Thaçi, ish-Presidenti i Kosovës dhe një nga figurat më të njohura të UÇK-së, është gjithashtu një nga të akuzuarit kryesorë në këtë proces gjyqësor. Sipas Prokurorisë së Hagës, Thaçi është akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave dhe përmbajtjen e qindra viktimave në paraburgim. Thaçi dhe të tjerët akuzohen gjithashtu për përfshirje në një “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” për të kryer krime të tilla.
Richard Grenell, një zyrtar i lartë amerikan dhe ish-Diplomat i SHBA-ve në Kosovë, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor, duke e quajtur një “gjykim farsë” dhe duke hedhur dyshime mbi integritetin e tij. Ai ka theksuar se paguhet nga taksapaguesit amerikanë për të financuar këtë gjykim, duke e cilësuar si një proces të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK) ka reaguar ndaj ndryshimit të akuzave dhe ka akuzuar Dhomat e Specializuara se janë bërë një “mekanizëm politik” për të sulmuar figurat kryesore të luftës çlirimtare dhe të shtetformuese të Kosovës. Ata mendojnë se Gjykata Speciale nuk po ndjek objektivitetin dhe drejtësinë, por po përpiqet të njollosë luftën e UÇK-së dhe të rishkruajë historinë e saj.
Serbia është një aktor në këtë proces, duke qenë se ka ofruar prova që lidhin krerët e UÇK-së me krime të ndryshme. Dokumentet dhe provat që vijnë nga Serbia, sipas Prokurorisë, përmbajnë informacione të rëndësishme lidhur me krimet që janë kryer gjatë periudhës së luftës, duke përfshirë torturat dhe keqtrajtimet e viktimave.
Ky është një proces që ka tronditur thellë shoqërinë kosovare dhe botën ndërkombëtare. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë gjyq, si të akuzuar, mbrojtës, prokurorë dhe dëshmitarë, po kalojnë një periudhë të vështirë, dhe shumë më tepër zhvillime do të ndodhin. Çështja është tepër komplekse dhe ka lidhje me ngjarjet e luftës, integritetin e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë dhe shtetet tjera ndërkombëtare.
Ky është një moment i rëndësishëm për të gjitha palët, pasi gjithçka po vihet në lojë: drejtësia, dinjiteti dhe historia e luftës për liri.
Gjykimi filloi më 3 prill 2023 dhe ka zgjatur më shumë se sa pritej, duke kaluar dy vite nga fillimi i tij dhe rreth pesë vite që prej paraburgimit të ish-eprorëve të UÇK-së.
Nevenka Tromp vë në dukje se kjo kohëzgjatje është shumë e madhe dhe mund të ketë pasoja serioze për të akuzuarit, sidomos nëse ata shpallen të pafajshëm pas gjithë këtij periudhe në paraburgim. Ajo nënvizon rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut dhe standardeve të gjykimit të drejtë.
Mbrojtja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit ka ngritur shqetësime lidhur me vështirësitë që kanë të akuzuarit për të komunikuar me familjarët e tyre, përfshirë bisedat telefonike me fëmijët, të cilat shpesh ndërpriten. Këto pengesa ndikojnë edhe në përgatitjen e mbrojtjes dhe në përgatitjen e çështjes gjyqësore.
Gjithashtu, mbrojtësit kërkojnë përmirësim në organizimin e vizitave në paraburgim, duke kërkuar njoftime më të hershme për konfirmimin e tyre për të shmangur problemet logjistike.
Ka shumë momente të rëndësishme që mund të ndikojnë në procesin gjyqësor, si vendimi për afatet kohore të dorëzimit të mocioneve nga mbrojtësit, çështjet që lidhen me dëshmitarët dhe provat, si dhe disa fakte që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e procesit.
Më konkretisht, ka disa çështje që tërheqin vëmendje:
Afatet e dorëzimit të mocioneve dhe reagimet ndaj provave – Përcaktimi i afateve dhe sasia e provave që mund të paraqiten, si dhe mundësia që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave, është një moment kyç në këtë gjykim. Gjithashtu, vendimi për të rritur numrin e fjalëve për përshkrimin e provave tregon se procesi do të jetë i ndërlikuar dhe mund të kërkojë shumë argumente të detajuara.
Çështja e Enver Sekiraqës dhe statusi i tij si viktimë – Ky është një moment shumë i diskutuar dhe i ndjeshëm, sidomos për shkak të lidhjes së tij me krimet e luftës dhe përpjekjeve të mbrojtjes për të pasur provat e tij si pjesë të çështjes.
Skandali me përdorimin e termit “Kosova dhe Metohija” – Ky është një incident që ka ngritur shumë pyetje lidhur me përkushtimin dhe objektivitetin e Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë së Hagës. Përdorimi i këtij termi, që ka një ngarkesë politike, ka sjellë një reagim të fuqishëm dhe ka ngritur shqetësime për integritetin e procesit gjyqësor.
Reagimet e mbrojtjes dhe shqyrtimi i provave – Avokatët e Hashim Thaçit kanë theksuar se provat kundër tij janë shumë të dobëta, çka është një strategji e njohur për të sfiduar akuzat në gjyq. Ky mund të jetë një moment kyç për të analizuar si do të evoluojnë provat dhe si do të zhvillohet procesi i mbrojtjes.
Shtimi i akuzave për “nxitur” krime – Vendimi i Gjykatës së Apelit që shtoi një formë të përgjegjësisë për Thaçin në lidhje me “pengimin e personave zyrtarë” është një hap i rëndësishëm në përparimin e çështjes.
E gjithë kjo pasqyron kompleksitetin dhe rëndësinë e këtij gjykimi, si dhe sfidat që hasen nga të gjitha palët, përfshirë mbrojtjen, prokurorinë dhe gjykatën. Do të jetë interesante të shohim si do të zhvillohet procesi në muajt e ardhshëm, veçanërisht pasi të fillojë paraqitja e mbrojtjes.
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, është shprehur se detyra e tij është të punojë brenda katër mureve të Gjykatës së Hagës dhe të përfaqësojë interesat e klientit të tij derisa të kërkohet ndryshe. Misetic theksoi se dështimi i Prokurorisë për të vërtetuar pretendimet ndaj Thaçit është një aspekt që ka dalë në dritë gjatë procesit, dhe beson se gjyqtarët do të vlerësojnë këtë në fund të gjykimit.
Dhomat e Specializuara kanë caktuar datën 23 prill 2025 për mbajtjen e një konferencë të rëndësishme mbi ecurinë e çështjes, pas përfundimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë.
Gjykata Speciale ka kërkuar ndihmën e autoriteteve serbe për të siguruar prova të mundshme për rastin kundër liderëve të UÇK-së, përfshirë kërkesa për dëshmi dhe kontakte me persona që kanë pasur lidhje me autoritetet serbe.
Akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë: Hashim Thaçi është akuzuar për pengim të drejtësisë, ku janë ngritur tri akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Thaçi ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi të diskutojë thelbin e akuzës dhe se do të deklarohet në afatin e përcaktuar ligjor.
Dëshmitari Sokol Dobruna ka përjetuar vështirësi serioze me kujtesën, duke mohuar disa detaje që i ishin paraqitur. Ai ka deklaruar se ka harruar shumë aspekte të ngjarjeve nga periudha e luftës dhe ka pasur probleme në kujtimin e detajeve të seancës. Pas disa diskutimeve, është vendosur që dëshmitë e tij të pranohet në formë deklaratash me shkrim, duke u ndërprerë seanca për shkak të pamundësisë së tij për të vazhduar me dëshminë.
Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer, ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë kujtim të takimeve me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke mohuar se ka pasur ndonjë ndërveprim të tillë gjatë periudhës që ai ishte në mision në Kosovë. Ai ka pohuar se për aspekte politike është drejtuar te Thaçi, ndërsa për çështje ushtarake te Agim Çeku, duke theksuar një hierarki të tillë në UÇK.
Po ashtu, ka tensione dhe paqartësi edhe rreth akuzave ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm të administratës Trump.
Në disa nga këto dëshmi, ish-këshilltarë të UNMIK-ut dhe individë të tjerë të lidhur me periudhën pas luftës së Kosovës, kanë dhënë informacione të rëndësishme për lidhjet e këtyre personazheve me UÇK-në dhe rolet që ata kanë pasur në periudha të caktuara. Për shembull, Hansjeorg Strohmeyer ka theksuar se Hashim Thaçi ishte i lidhur ngushtë me çështjet politike të periudhës pas luftës, ndërsa në një tjetër moment, ai ka përmendur se, nga perspektiva ushtarake, Agim Çeku ishte një figurë kyçe në strukturat e UÇK-së.
Një tjetër aspekt ka të bëjë me akuza ndaj Bruce Schwartz dhe Jack Smith për ndikimin e tyre në ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit, duke përmendur një bisedë midis Richard Grenell dhe Schwartz, ku flitet për tentativën për të mbyllur Gjykatën Speciale dhe ndikimin që aktakuzat mund të kishin në marrëveshjen ndërkombëtare me Serbinë.
Për më tepër, dëshmitë për rolet e ndryshme të individëve si Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, dhe për veprimet e përfshira në organizimin dhe strukturat e UÇK-së, janë gjithashtu pjesë e këtyre proceseve.
Ka pasur edhe dënime nga Gjykata Speciale, siç janë ato ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit për pengimin e drejtësisë.
Rreth dëshmisë së Sylejman Selimit në Hagë ofrohet një pasqyrë e hollësishme e ngjarjeve të luftës në Kosovë dhe të strukturës komandues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmia e tij është një kontribut i rëndësishëm për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj ish-përfaqësuesve të UÇK-së, ku ai ka ofruar informacione të dobishme për periudhën e luftës, duke përfshirë detaje mbi komandantët, strategjitë e përdorura dhe ndihmën që ka ofruar ai vetë.
Në aspektin e detajeve që ka ofruar, Sylejman Selimi ka theksuar rolin e Adem Jasharit dhe komandantëve të tjerë legjendarë të UÇK-së, si dhe ka përmendur situata të rëndësishme si sulmin ndaj stacionit të policisë në Runik, dhe ngjarje të tjera të rëndësishme si Beteja e Likoshanit. Ai gjithashtu ka sqaruar disa aspekte të organizimit dhe strukturës së UÇK-së, duke u përqendruar në disa momente kritike të periudhës së luftës.
Një element që tërheq vëmendjen është pohimi i tij lidhur me mungesën e një hierarkie të qartë në mes të Shtabit të Përgjithshëm dhe komandave të zonave deri në pranverën e vitit 1998.
VAZHDOJNË TENSIONET NË GJYKATË
Ky informacion ka rëndësi për të kuptuar më mirë dinamikat e brendshme të UÇK-së dhe si janë zhvilluar strukturat e komandës gjatë kohës së luftës. Po ashtu, ai ka shpjeguar se si përmendja e personazheve të tjerë si Azem Syla dhe Jakup Krasniqi ka shpërfaqur mundësinë e organizimit dhe përfshirjes më të madhe të disa figurave kryesore në UÇK.
Specialja konfirmon, se 4 prilli 2025 është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve! Janë tekste që përshkruajnë seancat e fundit të dëshmisë të komandantit Ismet Tara në Gjykatën Speciale të Hagës, ku ai dëshmon për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ismet Tara ka shfaqur një qëndrim të fuqishëm ndaj prokurorisë dhe ka bërë akuza të rënda kundër autoriteteve të hetuesisë, duke kërkuar një dokument që ai beson se ka manipuluar informacionet e tij dhe që mund të ketë rrezikuar jetën e tij dhe të familjes së tij.
Ai ka insistuar se pa u shfaqur dokumenti që kërkon, ai nuk do të flasë më për asnjë pyetje. Tara ka bërë akuza serioze kundër hetuesve dhe prokurorëve, duke i cilësuar ata si “kriminelë” dhe duke kërkuar që dokumenti i tij të bëhet publik.
Ky është një moment mjaft tensionuar në procesin gjyqësor, pasi Tara ka refuzuar të bashkëpunojë me procesin pa marrë një përgjigje për kërkesën e tij. Ai ka theksuar se ky dokument, i cili ka të bëjë me një intervistë që ka dhënë më 2019, është përshkruar në mënyrë të rrejshme dhe se ai është paraqitur në një dritë të keqe.
Gjykata, ndërkohë, ka paralajmëruar se nëse Tara nuk bashkëpunon, mund të merren masa ndaj tij, ndërsa prokurorja ka kërkuar që dëshmitë e tij të kaluara të pranohen si prova. Ky proces gjyqësor ka nxitur debate të forta, me shumë tensione midis dëshmitarit, avokatëve mbrojtës dhe prokurorisë.
Për më tepër, Tara ka theksuar se akuzat kundër krerëve të UÇK-së janë të orkestruara nga qarqe serbe dhe bashkëpunëtorë të tyre, dhe ai është tërhequr nga ideja e përfshirjes në një gjykatë që e cilëson si të korruptuar. Kjo ka shtuar tensionet në një rast që tashmë është shumë i diskutuar dhe që ka lidhje me një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë së Kosovës.
Kronika që del nga intervistat e dëshmitarëve, dokumentet e fshehura dhe lëvizjet politike janë shumë të rëndësishme, duke ngritur dyshime mbi drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohen ish-liderët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara.
Një nga ngjarjet më të diskutuara është lidhur me refuzimin e kërkesës për lejen e vizitës së Hashim Thaçit për të parë babanë e tij të sëmurë, një veprim që familja e Thaçit e ka cilësuar si “politike dhe jonjerëzore”. Ky aspekt ka ngritur shqetësime mbi trajtimin e të akuzuarve dhe të drejtave të tyre njerëzore, sidomos në kontekstin e gjendjes së rënduar shëndetësore të prindërve të Thaçit. Gjithashtu, dokumentet që janë bërë publike, veçanërisht ato që lidhen me përgjimin e Thaçit dhe Veselit, hedhin dritë mbi një tjetër dimension të këtij procesi, ku ngrehen pyetje rreth manipulimeve dhe fshehjes së provave. Kjo ka ngritur dyshime mbi mundësinë e abuzimit të mundshëm nga ana e Prokurorisë.
Vjen një përmbledhje e ngjarjeve dhe zhvillimeve politike dhe ligjore të lidhura me personalitete të njohur dhe situata të caktuara, duke përfshirë ish-Presidentin Donald Trump, ish-Prokurorin Jack Smith, dhe ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka një ton të theksuar të dramës politike dhe tensioneve ndërkombëtare. Disa nga temat kryesore që shtrihen këtu janë: 1. shpallja e “Non Grata” e Jack Smith: Trump po pohon se Jack Smith, i cili ka qenë përfshirë në hetime dhe akuza ndaj tij, është shpallur “non grata” nga ai, duke e akuzuar për korrupsion dhe zhvatje. 2. Aktakuzat ndaj Hashim Thaçit: Thaçi, është i përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga Jack Smith për aktivitetet e tij si president dhe rolin e tij gjatë periudhës së Luftës së Kosovës. 3. Gjykata Speciale dhe çështjet me Hashim Thaçin: Ka një përplasje mes kërkesave për leje për të marrë pjesë në ngjarje personale (si varrimi i babait të tij) dhe rregullave strikte të Gjykatës Speciale, që e ka ndaluar Thaçin nga ky veprim. 4. Dëshmia e Naim Malokut: Ai tregon për herë të parë për takimet e tij me Hashim Thaçin gjatë periudhës së Luftës dhe për rolin e tij në strukturat e UÇK-së, duke sqaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri vullnetare dhe jo një organizatë ushtarake konvencionale
V.
NAIM MALOKU NË HAGË: “UÇK-JA KA QENË USHTRI E RREGULLT VULLNETARE!”
“Ish-pjesëtari i UÇK-së, Naim Maloku, ka dëshmuar në Gjykatën Speciale për organizimin e UÇK-së.! Ai ka thënë se në libra, ka pasur ekzagjerime. Maloku ka thënë se UÇK-ja ka qenë ushtri e rregullt vullnetare! “Ndoshta e kam paraqitë strukturën organizative dhe zinxhirin komandues si strikte. Më lejoni t’ua sqaroj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë ushtri e rregullt vullnetare. Nuk ka qenë e mobilizume në bazë të ligjeve, Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, por është organizu në baza vullnetare”, ka thënë Maloku. “VËSHTIRË TA KUPTOSH UÇK-n, USHTRI QË U NGRIT PREJ POPULLIT TË ROBËRUAR”
Ky libër i ngjet një drame me përmasa ndërkombëtare! Ka paraqitje të shumta me përplasje, akuza dhe deklarata të forta që lidhen me personalitete të ndryshëm në politikën ndërkombëtare, duke përfshirë rolin e SHBA-së në politikat globale dhe ndikimin e saj në Ballkan. Duke u përqëndruar në individë të tillë si Donald Trump, Jack Smith dhe Hashim Thaçi, shohim një përplasje të fortë midis sistemeve të drejtësisë, politikës dhe historiografisë. Më shumë se sa përplasje politike, ky material thekson tensionet mes sistemit të drejtësisë ndërkombëtare dhe ndikimeve politike. Më konkretisht,:shpallja e “Non Grata” e Jack Smith nga Trump është një akt që ngre pyetje rreth ndikimeve politike që mund të ketë një president në drejtësinë ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e tensioneve që mund të lindin kur një shtet i fuqishëm në hetimet që përfshijnë individë të rëndësishëm, siç është rasti i Smith-it, i cili ka pasur një rol kyç në hetimin e Trump-it.
Rasti i Hashim Thaçit është gjithashtu shumë i ndërlikuar, për shkak të lidhjeve të tij me luftën e Kosovës dhe akuzave për krime lufte. Ky është një kapitull që ka mbetur në hije për shumë vite, por që ende po vazhdon të ndikojë në politikën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, si dhe vendimin e SHBA-së për të mos e mbështetur financiarisht Gjykatën Speciale. Çështja e Thaçit është një fushë e ndezur, me shumë polemika mbi rolin e tij gjatë luftës dhe qëndrimin ndërkombëtar ndaj tij.
Dëshmia e Naim Malokut dhe roli i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është gjithashtu shumë interesant. Duke theksuar se UÇK-ja ishte një USHTRI VULLNETARE, Maloku i jep një pasqyrë tjetër mbi organizimin e saj, duke sfiduar pamjen e paraqitur në disa shkrime dhe botime të tjera. Kjo shton një dimension të ri për mënyrën se si lufta e Kosovës po interpretohet dhe si mund të ndikojë ky interpretim në politikën e vendit dhe rajonit.
Gjithsej, ngjarjet përfshijnë një grup të gjerë aktorësh dhe interesa, që krijojnë një mori tensionesh dhe përplasjeje ndërmjet politikës, drejtësisë dhe historisë. Ndikimi i SHBA-së është i dukshëm, dhe gjithashtu edhe ndikimi që vendet e tjera, si Serbia dhe Kosova, kanë në këtë dinamikë të gjerë.
Ja edhe vëllimi i fundit që nis me titullin “PERËNDI, LËSHOJE NJË KOKËRR RRUFE, MBI MURTAJËN E KUQE…” :
“Në vitin 1981, me dënuan me 14 vjet burg ndërsa më 1982, 15 vjet burg. E para, të mos keqpërdoren mendimet e opinionet individuale të pasluftës për kohën e luftës, e dyta ishte për copëzat e shkrimeve të tij, që u publikuan ditën e parë të gjykimit. Më 14 dhjetor të vitit 1998, 42 ushtarë të UÇK-së u vranë afër kufirit me Shqipërinë, e në atë mbrëmje, në kafenenë ‘Panda’ në Pejë, u vranë 6 të rinj serbë e malazias, e vrasjet e tyre u interpretuan hakmarrje nga UÇK-ja. “
Ky tekst flet për Jakup Krasniqin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, i cili, pavarësisht kushteve të vështira të paraburgimit, vazhdon të shkruajë dhe të mbajë gjallë një frymë të lartë intelektuale. Kjo dëshmon për forcën e tij morale dhe intelektuale, edhe kur është në kushte të rënda. Djali i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregon se gjatë paraburgimit në Hagë, Jakupi vazhdon të shkruajë poezi dhe libra. Ai është shumë i angazhuar në shkrimet e tij dhe ka mundësi që të botohet një libër i ri. Ky është një shembull i qëndresës dhe angazhimit të tij për të kontribuar edhe në rrethana të jashtëzakonshme. Ky veprim i Jakup Krasniqit tregon se ai nuk është vetëm një figurë politike, por një mendimtar dhe autor, që ka shumë për të ofruar në
Greiçevci përmend se është dënuar me 14 vjet burg në vitin 1981 dhe më pas me 15 vjet burg në vitin 1982. Arsyeja e këtyre dënimeve përmendet për shkak se ka lidhje me shprehjen e mendimeve dhe opinioneve të tij rreth luftës dhe publikimin e disa shkrimeve. Në vitin 1998, 42 ushtarë të UÇK-së u vranë afër kufirit me Shqipërinë, një ngjarje që ka lënë plagë të thella te njerëzit që morën pjesë. Teksti përmend vrasjen e 6 të rinjve serbë dhe malazias në një kafene, dhe kjo vrasje interpretohet si hakmarrje nga ana e UÇK-së, e cila ishte vepër e vetë Serbisë për t’i akuzuar shqiptarët.
Kronikat në vazhdim përfshijnë dëshmi dhe intervista që lidhen me akuza për krime lufte, akuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, etj., si dhe peripecitë që kanë kaluar ata dhe dëshmitarët gjatë gjykimeve.
Disa pjesë të tekstit janë poezi dhe pyetje dramatike, që i drejtohen Gjykatës Speciale, duke shfaqur indinjatën e popullit shqiptar lidhur me trajtimin e çështjeve të luftës dhe krimeve të luftës nga të dyja palët. Ka një theks të madh te padrejtësia që shqetëson ata që janë të akuzuar dhe familjet e tyre, pasi po ballafaqohen me një sistem gjyqësor që akuzon luftëtarët për krime lufte, ndërkohë që serbët i që kanë bërë krime gjenocidale nuk janë ndëshkuar. Paraqitet ndjeshmëria dhe emocionet që shprehen nga dëshmitarët si Fatmir Sopi dhe të tjerë, që ndodhen në proceset gjyqësore. Dëshmitarët që mbrojnë UÇK-në dhe akuzojnë proceset gjyqësore për padrejtësi, shfaqin reagime të forta ndaj atyre që bëjnë tradhti ndaj atdheut. Përshëndetjet e Fatmir Sopit dhe shpallja e Hashim Thaçit si Hero të gjallë, tregojnë se ndjeshmëria për luftën dhe përballjen me akuza të rënda është e thellë dhe shumë e ndjeshme për ata që kanë marrë pjesë në Luftën Çlirimtare. Teksti është reflektim i tensioneve të forta që mbështesin ndjenjën e padrejtësisë dhe që shpeshherë akuzon Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës, si dhe kritikën ndaj institucioneve ndërkombëtare që mbajnë gjykimin. Sinjifaktive është edhe kronika “MAZREKU PËR UÇK-n: “ATA KANË DASHTË VIKTIMA, E UNË T’I SHPËTOJ CIVILËT, KY ËSHTË DALLIMI MES NESH!” Mazreku ka folur për një ndarje të madhe midis tij dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ka argumentuar se, ndërsa UÇK-ja e akuzonte për bashkëpunim me serbët, ai ka pasur një qëllim më të pastër – të shpëtonte civilët dhe të ruante jetët e tyre. Ai shpjegoi se disa nga veprimet e tij, si formimi i grupacioneve, mund të kenë dukur si të dyshimta, por gjithmonë kishte si prioritet mbrojtjen e popullsisë civile dhe jo shndërrimin e tyre në viktima.
Në një tjetër pjesë të procesit, dëshmitari Nuredin Ibishi ka folur rreth Enver Sekiraqës, i cili është akuzuar për krime të organizuar dhe që është përfshirë në një hetim për vrasjen e policit Triumf Riza. Ibishi ka pohuar se e njeh Sekiraqën si një person problematik që kishte pasur probleme me drejtësinë që nga vitet 1990 dhe se ishte dënuar me burg.
Në seancën e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ibishi tha se ka pasur lajme për arratisjen e Sekiraqës dhe se ai është një person që mund të ketë dëshmuar në Hagë kundër liderëve të UÇK-së, duke e vënë në dyshim kredibilitetin e tij. Prokurorja Silvia D’Ascoli dhe mbrojtësit e disa të akuzuarve në këtë proces, si Jakup Krasniqi, e kundërshtuan pranimin e dokumenteve që flisnin për arratisjen e Sekiraqës, duke theksuar se ato mund të dëmtonin besueshmërinë e dëshmive të tij.
Në një moment, gjyqtari Guenaël Mettraux u shpreh se nuk ishte e qartë përse ishin të rëndësishme këto informacione për kredibilitetin e Sekiraqës, pasi dyshimet mbi arratisjen e tij mund të ishin të dobishme vetëm për të vlerësuar besueshmërinë e tij si dëshmitar. Pjesëmarrësit në seancë ishin të shqetësuar për ndikimin që këto informacione do të kishin mbi besueshmërinë e Sekiraqës dhe për ndihmën që ai mund t’u kishte dhënë atyre që ishin të akuzuar për krime. Ky debat reflekton vështirësitë e përfshira në gjykimet që lidhen me luftërat dhe pasojat e tyre, ku këndvështrimet dhe dëshmitë e individëve të përfshirë janë të ndryshme dhe shpesh të ndikuara nga përvoja personale, politike dhe emocionale.
Gjatë këtij procesi, Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së, ka dëshmuar në rastin e ish-liderëve të UÇK-së, ndërkohë që ka theksuar se është i dyshuar dhe ka kërkuar të mbrohet në heshtje për të mos inkriminuar veten. Kjo është një çështje e ndjeshme, pasi Buja është thirrur si dëshmitar, por ende mbetet me statusin e të dyshuarit, dhe kjo ka bërë që ai të ketë të drejtat për të heshtur.
Një moment kyç ishte kur Buja përmendi se Prokuroria e Specializuar nuk e kishte informuar qartë mbi statusin e tij, duke e mbajtur atë pa një aktakuzë të qartë. Avokati i tij, Taulant Hodaj, gjithashtu ka ngritur shqetësime për zgjatjen e hetimeve mbi 5 vjet dhe mungesën e provave.
Buja pranoi se gjatë luftës në UÇK nuk kishte asnjë sistem hetimor për të trajtuar shkeljet e mundshme nga ushtarët ndaj civilëve. Ai theksoi se nëse kishte ndodhur ndonjë shkelje, ajo mund të ishte trajtuar në mënyrë të paplotë dhe se nuk ka pasur një gjykatë ose një hetues të specializuar për këto raste. Buja theksoi se deri në qershor të vitit 1998 nuk e dinte se kush ishin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Në atë kohë, ai tha se nuk kishte ndodhur një komunikim të rregullt me Shtabin e Përgjithshëm, dhe as nuk kishte pasur udhëzime të qarta nga ata.
Buja deklaroi se Kadri Veseli, kur ishte shef i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ), nuk i kishte dhënë asnjë urdhër personalisht dhe se ai nuk kishte lidhje direkte me komandën e Zonës Operative të Nerodimes. Po ashtu, Buja tha se ishte ai vetë që e kishte emëruar Ilmi Reçicën në detyrën e Zbulim-Kundërzbulimit dhe se ai kishte qenë përgjegjës për raportimet dhe informacionet që ai mbledhte.
Në një moment të rëndësishëm, Shukri Buja njoftoi se ishte liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, pas një hetimi që kishte zgjatur pesë vjet. Ai e konsideroi këtë një fitore të madhe dhe një vërtetim të pafajësisë së tij dhe të pastërtisë së UÇK-së.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, parashikoi se procesi ndaj liderëve të UÇK-së mund të përfundojë në prill të vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të çdo prove dhe dëshmie në mënyrë të drejtë dhe të balancuar. Ekaterina Trendafilova, presidente e Dhomave të Specializuara, deklaroi se është në dorë të gjykatësve të vendosin për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së pas përfundimit të aktakuzës. Ky vendim do të bazohet në kritere si rreziku për kryerjen e krimeve të tjera ose pengimin e procesit gjyqësor.
Avokati Ardian Bajraktari, që përfaqëson disa nga të akuzuarit, shprehu pritshmërinë se akuzat për “organizatën kriminale të përbashkët” do të dështojnë, siç ndodhi me akuzat për trafikim njerëzish. Ai kritikoi mungesën e transparencës dhe tha se procesi mund të përfundonte në vitin 2025.
Sokol Dobruna, ish-president i gjykatës së UÇK-së, u ftua të dëshmonte për Dhomat e Specializuara. Ai kishte dhënë më parë intervista për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke përfshirë ngjarje të tilla si ekzekutimi i Blerim Kuçit gjatë luftës.
Jepet edhe dëshmitë e Nezir Çoçajt (18 Nëntor 2024), Halil Çadrakut (25 Nëntor 2024). Halili dha dëshmi për operacionet e inteligjencës në Zonën Operative të Pashtrikut dhe sfidat që kishte UÇK përballë grupeve të FARK-ut. Ai gjithashtu shprehu turpin për bashkëpunimin e disa shqiptarëve me shërbimet sekrete serbe.
Një dëshmitar serb, i cili u shfaq nën masa mbrojtëse, mohoi akuzat se kishte vrarë shqiptarë etnikë gjatë luftës, duke i quajtur ato të pabazuara.
HALIL ÇADRAKU: KOSOVA NUK DO TË ISHTE AJO QË ËSHTË SOT PA THAÇIN
Halil Çadraku mbi ka shprehur një respekt të thellë për Hashim Thaçin, duke e cilësuar atë si gjigant dhe Zot mbi Tokë për rolin e tij në udhëheqjen e luftës dhe krijimin e shtetit të Kosovës. Ai ka theksuar se Kosova nuk do të ishte ajo që është sot pa Thaçin. Ka folur për lidhjen e tij me Thaçin dhe për meritat që ai ka për udhëheqjen politike të UÇK-së. Çadraku ka komentuar se Kosova ka qenë e detyruar ta pranojë Marrëveshjen e Rambujesë për shkak të mungesës së armatimit, duke argumentuar se nëse Rugova do të kishte pasur një strategji më ushtarake, lufta do të kishte marrë përmasa më të mëdha. Ai ka theksuar se shumë dokumente që janë prezantuar ndaj tij gjatë procesit gjyqësor mbajnë siglën e Shërbimit të Sigurimit të Serbisë (MUP), duke ngritur dyshime për mundësinë e falsifikimit të dokumenteve. Çadraku ka sqaruar se nuk ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli gjatë periudhës së tij si shef i Zbulim-Kundërzbulimit, duke theksuar se gjithmonë ka vepruar sipas bindjeve të tij dhe jo nën udhëzime të drejtpërdrejta.. Mbrojtësit e krerëve të UÇK-së kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si janë zhvilluar pyetjet gjyqësore dhe kanë kërkuar që gjyqtarët të ruajnë paanësinë e tyre dhe të mos ndihmojnë Prokurorinë.
Një pjesë e dëshmive është fokusuar te çështje të organizimit të UÇK-së, ku Çadraku ka deklaruar se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur të organizojë strukturat e UÇK-së në terren dhe se figura të tilla si Thaçi dhe Veseli nuk kishin një rol ushtarak aktiv, por ishin angazhuar në kontaktet ndërkombëtare. Gjithashtu, ka pasur diskutime edhe mbi përkthimin e disa fjalive në gjykatë, si “ka vdekë prej deke”, ku përkthyesit nga Shqipëria nuk duket se kishin kuptuar plotësisht kontekstin kosovar.
Një temë tjetër e diskutuar është roli i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), ku Sokol Bashota ka thënë se Kadri Veseli ishte udhëheqës i SHIK-ut gjatë periudhës së strukturimit të UÇK-së, por se ai nuk ka pasur njohuri nëse Veseli ka mbledhur informacione për individë me interes.
Në fund, ka pasur pyetje lidhur me masat ndëshkimore ndaj kolaboracionistëve dhe spiunëve, ku dëshmitarët kanë thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka dhënë urdhra specifikë për vrasje, por ka ekzistuar një politikë për të mos bashkëpunuar me armikun dhe për të ndëshkuar ata që vepronin kundër UÇK-së.
Ky vëllim përfshin edhe gjykimi n ndaj Pjetër Shalës.
Pjetër Shala, një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është dënuar nga Gjykata e Specializuar për krime lufte dhe është urdhëruar që të paguajë 208 mijë euro viktimave të tij. Shala ka qenë i shpallur fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme kundër civilëve, kryesisht shqiptarë të Kosovës. të paguar, dhe ka mbetur e paqartë mënyra se si do të realizohet kompensimi. Avokatët e mbrojtjes të krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, dhe Jakup Krasniqin, kanë paraqitur shqetësime të forta në lidhje me mënyrën se si gjykata po drejton pyetjet gjatë procesit gjyqësor. Ata argumentojnë se gjyqtarët po e shtyjnë rastin e prokurorisë dhe po e dëmtojnë mundësinë për një gjykim të drejtë, duke shkelur paanshmërinë dhe presumimin e pafajësisë të të akuzuarve. Sipas Mbrojtjes, gjyqtarët janë duke bërë më shumë pyetje se Prokuroria, dhe kjo krijon një perceptim të përkrahjes ndaj prokurorisë dhe një mungesë të paanshmërisë.
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka vizituar të atin në Hagë. Altini ka theksuar se kjo vizitë ka qenë një nderim për sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së dhe për lirinë e Kosovës, duke kujtuar sakrificat dhe luftën për pavarësi.
Sokol Bashota, ish-zëvendëskomandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka dëshmuar në Hagë lidhur me rolin e UÇK-së dhe çështjet e komandës gjatë luftës. Ai ka thënë se gjatë vitit 1998, UÇK-ja ka kaluar në një periudhë të vështirë, duke u shpërbërë dhe duke u shpërndarë në grupe të vogla.
Më tutje, jepen informacione të detajuara mbi procesin gjyqësor dhe dëshmitë e lidhura me Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës, dhe figura të tjera të përfshira në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në udhëheqjen politike. Ai përshkruan zhvillime të ndryshme ligjore dhe argumente të ngritura në sallën e gjyqit. Sokol Bashota ishte një dëshmitar në procesin gjyqësor kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Ai u pyet për përgjegjësinë për komunikimet e UÇK-së, me akuza lidhur me rolin e tij në lëshimin e deklaratave gjatë Luftës së Kosovës. Ai mohoi çdo përfshirje në hartimin e komunikatave të UÇK-së, pavarësisht se përmendej nga figura të tjera, si Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.
Teksti përmend pretendimin që Hashim Thaçi nuk kishte autoritet për të lëshuar urdhra ushtarakë, sidomos përsa i përket zonave operative dhe të arrestuarve, pasi këto përgjegjësi ishin supozuar të ishin nën juridiksionin e figurave të tjera, si Bislim Zyrapi. Bashota tha se Thaçi, në kapacitetin e tij, nuk mund të lëshonte urdhra të tillë, të cilat konsideroheshin të përkasin nën komandën e drejtuesve ushtarakë, veçanërisht Zyrapit.
Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj janë disa nga individët që janë arrestuar në lidhje me këtë çështje, me akuza që shkojnë nga pengimi i drejtësisë deri te mosrespektimi i urdhrave gjyqësorë. Këto arrestime, së bashku me procesin ligjor që vazhdon, tregojnë kompleksitetin e procesit gjyqësor dhe vazhdimësinë e tij.
Thaçi, kur u përball me akuza të reja, deklaroi se nuk i kishte lexuar të plota akuzat dhe theksoi se nuk po merrte pjesë në garën zgjedhore të Kosovës, duke kërkuar respekt për Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Mbrojtja e tij përsëriti se ai nuk paraqiste rrezik për askënd dhe ekipi i tij ligjor kërkoi kohë për të shqyrtuar më thellë akuzat.
Bashkim Smakaj, ishte gjithashtu i përfshirë në procesin gjyqësor. Avokati i tij vuri në dyshim ligjshmërinë e arrestimit të tij dhe kërkoi lirimin e tij, duke theksuar se Smakaj ishte një baba me fëmijë të vegjël që nuk kishte askënd tjetër për t’u kujdesur për ta.
: U bënë disa argumente rreth drejtësisë së procesit, veçanërisht lidhur me trajtimin e individëve të ndryshëm të akuzuar. Mbrojtja e të akuzuarve të ndryshëm theksoi pasaktësitë në mënyrën se si ata ishin trajtuar nën kushte të ngjashme ligjore.
Dëshmitë dhe lëvizjet ligjore theksojnë marrëdhënien komplekse mes udhëheqjes së UÇK-së, roleve të tyre gjatë konfliktit dhe përgjegjësisë që kërkohet përmes Gjykatës Speciale. Ka një shqyrtim të vazhdueshëm të kush e mbante përgjegjësinë për veprime të caktuara, si lëshimi i komunikatave të UÇK-së dhe urdhra ushtarakë, si dhe zinxhiri i komandës gjatë luftës.
Disa nga argumentet ligjore në mbrojtje të të akuzuarve, si rasti i Smakajt, nxjerrin në pah pasojat personale dhe familjare të procesit gjyqësor, duke sugjeruar që duhet të merren parasysh konsiderata humanitare gjatë procesit ligjor.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe beson në drejtësinë. Ai tha se besimi në drejtësi dhe në Zot është i përhershëm, duke nënvizuar se gjithmonë ka punuar për drejtësi dhe që nuk ka tentuar të ndikojë në dëshmitarët.
Ai është gjithashtu i gatshëm të dorëzojë fjalëkalimet e tij të kërkuara nga autoritetet gjyqësore. Avokati i Isni Kilajt propozon një shumë prej 40 mijë eurosh si dorëzani për lirimin e tij nga paraburgimi. Kilaj është akuzuar për tentim të ndikimit mbi dëshmitarët, dhe avokati i tij thekson se ai ka përmbushur kushte të caktuara nga gjykata dhe ka qëndruar në lirinë me kusht pa shkaktuar probleme.
VII.
RIZA GREIÇEVCI NUK E JEP PËRGJIGJEN SI PËRFUNDIM, AI NA JEP FJALËT, EMOCIONIN, PLAGËN DHE LAVDINË
Është një mozaik letrar dhe qytetar, TEKST I PËRBASHKËT, që shfaq shpirtin e kohës, plagët e pashëruara të një populli dhe përballjen e tij me padrejtësinë globale. Është kjo kohë, kur drejtësia ndërkombëtare përshkruhet ndër ne si e njëanshme dhe selektive, kur çlirimtarët e Kosovës ndodhen të akuzuar përballë një gjykate që shfaq më shumë interesa gjeopolitike sesa etikë juridike, Riza Greiçevci vjen me një projekt monumental: 19 vëllime që rrëfejnë, protestojnë, mbrojnë dhe artikulojnë të vërtetën për UÇK-në dhe Kosovën.
Këto vëllime janë zëra të një polifonie letrare, ku përzihen poezia me dokumentin, drama me eseistikën, reportazhi me reflektimin filozofik, ditari me protestën qytetare. Janë copëza të gjalla të një shpirti kolektiv që kërkon drejtësi përballë një absurdi moral dhe ligjor.
Kjo letërsi ngrihet mbi protagonistë të qartë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi – të gjykuar si individë, por që këtu paraqiten si përfaqësues simbolikë të luftës çlirimtare dhe të gjithë popullit shqiptar.
Autori, me një mjeshtëri të rrallë, i shoqëron këta personazhe nga betejat në fushë e deri në bankën e të akuzuarve. Krijon monologë poetikë, dramatikë e historikë, të cilët bartin peshën e një epoke dhe fuqinë e një ideali:
“Emri im, që 30 vjet përmendet në dosjet e UDB-së…
Mua s’ka gjykatë që më frikëson!”
Këtu lexojmë për vdekjen heroike të Enver Zymberit, për betejat e Drenicës, për qëndresën e Jasharajve, për fëmijët martirë të Kosovës. Në këto faqe, historia e Kosovës rrëfehet jo përmes kronologjisë zyrtare, por përmes ndjesisë së vuajtjes dhe krenarisë kolektive.
Letërsia e Greiçevcit nuk e ruan distancën klasike letrare ndaj realitetit – përkundrazi, ajo e kap atë me duar të zhveshura, në kulmin e tensionit emocional dhe moral. Ajo proteston, ulërin, reagon, demaskon, thërret:
“Perëndi!
UÇK-ja para gjyqit!
Kosova!
Liria para gjyqit!”
Ose përmes një letre nga fëmijët, një nga momentet më të fuqishme të gjithë ciklit:
“NA I KTHENI PRINDËRIT TANË!
Kthehuni, o prindër, po iu presim me çanta e libra për të shkuar bashkë në shkollë… në çanta shkollore të fëmijëve të Kosovës, mungon… mungon… liria mungon!”
Ky është aktivizëm letrar në formën e tij më të pastër: letërsi që ngjall ndjeshmëri, ngrit vetëdije, nxit ndërgjegje dhe mobilizon qëndresë.
Nëpër vëllimet e tij, Greiçevci nuk ofron vetëm rrëfim. Ai shtron pyetje. Pyetje që thellojnë dramën dhe e vendosin lexuesin para një sfide morale:
Pse nuk u hap asnjë gjykatë për masakrat serbe gjatë një shekulli?
Kush mban përgjegjësi për fëmijët e vrarë në Drenas dhe Skënderaj?
Çfarë drejtësie është kjo që dënon para se të akuzojë?
Pse mungon shqiponja në simbolet e një gjykate që pretendohet të jetë e Kosovës?
Ai i vë drejtësisë ndërkombëtare pasqyrën përballë: një sistem që i jep më shumë të drejtë xhelatit sesa viktimës, një sistem që ndëshkon çlirimtarin, por kurrë agresorin.
Autori e kthen çdo tekst në dëshmi, çdo fjalë në akt kujtese, çdo vëllim në monument kujtese.
Në vëllimin “Na e ban hallall, Kosovë”, shënohet për herë të parë që një popull gjykohet për liri – dhe kjo është fjala kyçe që përshkon të gjitha faqet e këtyre veprave: Liria.
“Liria ecën e zhvillohet gjithnjë nëpërmes reformimeve, kurse ideologjitë totalitare nuk i pranojnë reformimet…”
Kush po e gjykon Lirinë?
Në fund të gjithë kësaj epopeje letrare që zgjat në mbi 19 kushtuar vetëm Hagës, qëndron pyetja më e thellë e epokës sonë:
A ka të drejtë një popull i robëruar të ngrihet për liri?
A guxon historia të gjykojë lirinë, në emër të një drejtësie që kurrë nuk ndëshkoi robëruesin?
Riza Greiçevci nuk e jep përgjigjen si përfundim. Ai na jep fjalët, emocionin, plagën dhe lavdinë. Dhe na e lë neve që të zgjedhim: do të heshtim, apo do të flasim?
VIII
DREJTËSI QË PO PERCEPTOHET E NJËANSHME, MADJE E ORKESTRUAR
Tekstet theksojnë edhe rrugëtimin historik e politik të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te proceset aktuale në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në thelb të të gjitha vëllimeve qëndron ideja e lirisë si vlerë supreme, e cila është fituar përmes gjakut, sakrificës dhe idealit kolektiv të shqiptarëve të Kosovës. Në mënyrë të vazhdueshme, autori ballafaqon lirinë me padrejtësinë që po ndodh ndaj protagonistëve të kësaj lirie, përmes një DREJTËSIE QË PO PERCEPTOHET SI E NJËANSHME, MADJE E ORKESTRUAR. Në qendër të akuzës intelektuale qëndron Gjykata Speciale në Hagë, e cila sipas autorit, nuk është vetëm një mekanizëm juridik, por një instrument i delegjitimimit të luftës së UÇK-së dhe i kriminalizimit të qëndresës shqiptare. Përmes metaforës, ironisë dhe klithmës poetike, Greiçevci tregon një realitet të përmbysur: viktimat bëhen fajtorë, ndërsa agresori (Serbia) mbetet i pandëshkuar.
Veprat sjellin dhimbjen e madhe për mosmirënjohjen dhe harresën. Kosova, si viktimë, por edhe si kontribuuese në vlerat evropiane të lirisë, barazisë e demokracisë, sot gjendet jashtë dyerve të Evropës, ndonëse ajo ka qenë roje e saj ndër shekuj. Kjo e bën tonin e autorit herë ankues, herë të revoltuar, por gjithmonë të qartë në qëndrimin e tij.
Riza Greiçevci nuk shkruan vetëm për të dokumentuar, por për të mbrojtur një të vërtetë historike dhe për të formuar ndërgjegjen qytetare. Ai ndeshet me indiferencën ndërkombëtare, por edhe me mungesën e reflektimit të brendshëm në Kosovë, duke e konsideruar këtë një cen serioz në konceptimin e lirisë. Ai paralajmëron se pa këtë vetëdije, kushtetutat dhe institucionet mbeten letra bosh.
Në mënyrë të ndërgjegjshme, autori e përdor gjuhën e poetit, të dëshmitarit, të filozofit dhe të gazetarit, për t’i dhënë fjalës fuqi kundër padrejtësisë. Por njëkohësisht e demaskon gjuhën e drejtësisë ndërkombëtare si mjegulluese, burokratike dhe e manipuluar nga politika.
Në këtë kuptim, këto libra janë edhe një manifest për drejtësi, edhe një lutje për ndërgjegjësim, edhe një thirrje për unitet dhe vetëdije kombëtare. Pa asnjë mëdyshje, Greiçevci e vendos veten në traditën e intelektualit që nuk hesht para padrejtësisë.
IX
PARADOKSI TRAGJIK: ÇLIRIMTARËT GJYKOHEN, NDËRSA AGRESORËT FSHIHEN PAS VIKTIMIZIMIT DIPLOMATIK
Titulli një vepre, ndër të fundit, mban pyetjen: “KUSH E LYP KOKËN E HASHIM THAÇIT”. Dhe shprehet:
“Dikush e lyp kokën e Thaçit, me ngre dollinë! Të shpallet, thonë, kriminele UÇK-ja, or ti! Të zhbëhen, Pavarësi, shteti i Kosovës! NATO-ja, t’i kërkojë falje Serbisë…! Të rikthehet djepi i “Kosovo-Metohija”! Të pendohen, Amerika, OKB-ja, hata, Perëndi: Të shpallen të pafajshëm, paqësorë, Dic Martti, Serbi-Rusi…!” ) Gjykimi i UÇK-së, dhe i Çlirimtarëve, në Hagë Libri i 16-të).
Ky fragment është klithmë e fuqishme politike dhe artistike, një akt proteste ndaj padrejtësive që po u bëhen çlirimtarëve të Kosovës dhe vetë Luftës së UÇK-së përmes procesit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Këtu më poshtë është një analizë e shkurtër letrare dhe politike për poezinë “KUSH E
Pyetja retorike shtrohet në formë poetike, tekst i shkruar me tone të larta emocionale, Është një poezi politike, publicistike dhe dokumentare njëkohësisht, që synon të mobilizojë lexuesin dhe opinionin publik. Autori përdor ironinë e fortë si mjet stilistik:
“Të shpallet, thonë, kriminele UÇK-ja, or ti!”
“NATO-ja, t’i kërkojë falje Serbisë…!”
“Të pendohen, Amerika, OKB-ja, hata, Perëndi!”
Këto vargje zhveshin absurditetin që autori e sheh në diskursin e ndërtuar kundër Kosovës. Ironia është armë poetike për të vënë në pah përmbysjen morale dhe historike që ai e denoncon.
Theksimi bie mbi tendencën e zhbërës së vlerave të luftës çlirimtare, duke aluduar se qëllimi i fshehtë i proceseve në Hagë nuk është drejtësia, por dekonstruksioni i vetë identitetit politik të shtetit të Kosovës. Sipas autorit, kjo bëhet duke kriminalizuar UÇK-në, duke diskredituar figurat politike të lirisë, duke relativizuar ndërhyrjen e NATO-s dhe duke legjitimuar diskursin (narrativin) serb.
“ ME JU, UÇK! Me Ju u mbushen malet çlirimtare! Me Ju, u lind UÇK-ja! Me Ju, malet lidhen besa-bese Me Ju, shkrepi pushka çlirimtare! Me Ju, e në ju, rrodhi gjaku për liri! Me Ju u ba Lufta Çlirimtare! Me Ju u ba Betimi i lirisë! Ju Pavarësi! Ju paqe! Ju krenari! Ju histori! Ju bijë të popullit! me ju u ba, shtet Kosova! ME JU, DARDANIA, ILIRIKE, SHQIPËRIA-SHQIPËRI ETNIKE! “
Është tekst që ngjet në një himn poetik kushtuar luftës çlirimtare dhe themeluesve të shtetit të Kosovës, tekst që shpërthen me emocion kombëtar, me patos epik dhe besnikëri historike ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha vargjet ndjekin strukturën “Me Ju…”, duke krijuar një litani të përsëritur, që jo vetëm i përforcon emocionet e lexuesit, por e ngre UÇK-në në nivel të institucionit mitik dhe shtetformues. barazohet me vetë identitetin kombëtar: “Ju luftëtarë të Lirisë! Ju Çlirimtarë!
Ju shteti! Ju Liri! Ju Pavarësi! Ju paqe!”
“AI DIKUSHI, E KUSH? AI KËRKUSHI! Nga Haga, gjithandej, dalin do zane, Gjykatë Speciale, shih çka bane: “Dikush e lyp kokën e Thaçit, me ngre dolli! Të shpallet, thonë, kriminele UÇK-ja, or ti! NATO-ja, t’i kërkojë falje Serbisë…! SA DETE PIU GJAK DHEU I KOSOVËS, DERI SA UÇK-ja SOLLI LIRINË ? Sa gjak shqiptarësh piu toka deri sa u çlirua cep me cep Kosova? Sa eshtra shqiptarësh i kalbi toka në gjiun e vet deri sa u bëmë këta që jemi sot? Sa sy nxori, sa koka foshnjash, fëmijësh, pleqsh, preu thika serbe-çetnike? Sa gjinj femrash shqiptare preu thika çetnike? Sa foshnja nxori nga barku i nënave tona maje thika çetnike? Sa varre masive gjithandej tokës së lashtë dardane hapi dora serbe-çetnike? Sa trupa fëmijësh, femrash, pleqsh e plakash u dogjën nëpër furra gjithandej dheut të Serbisë? Sa vashave shqiptare ua morën me dhunë çiknin, bishat egërshane serbe-çetnike? Sa nuseve shqiptare kriminelët monstër, djepe ua dogjën foshnjat:? Sa lot u derdhen nga sytë e nënave për fëmijët që ndër sy të tyre xhelatët serbo-çetnikë ua prenë kokën? Sa foshnjave dhe fëmijëve kosovarë serbo-çetnikët, ua thithen gjakun nga damarët, me shiringe?”
Edhe këto tekste janë klithmë rrëqethëse kolektive, një akt akuzues ndaj padrejtësive që i bëhen Kosovës në përpjekje për ta rishkruar historinë e saj çlirimtare, përmes një gjykate që, në emër të drejtësisë, ngjan më shumë me një instrument politik.
“AI DIKUSHI, E KUSH? AI KËRKUSHI!” — është një lojë fjalësh me ngarkesë ironike dhe dëshpëruese. “Dikushi” është ai që kërkon dënim, që ndan drejtësinë, që pretendon legjitimitet moral dhe ligjor; por poeti e zbërthen atë si “Kërkushi”, një askush pa moral, pa legjitimitet, pa të drejtë.
“SA DETE PIU GJAK DHEU I KOSOVËS?”
Është bërthama emocionale dhe historike e tesktit. Pyetjet retorike janë si thirrje drejtuar ndërgjegjes ndërkombëtare dhe vetë ndërgjegjes sonë kombëtare:
“Sa gjinj femrash shqiptare preu thika çetnike?
Sa foshnja nxori nga barku i nënave tona maje thika çetnike?”
Kjo pjesë është një kujtesë e zymtë, por e domosdoshme, që kërkon të vërtetën përmes tregimit të dhimbjes kolektive. Poeti nuk flet me fjalë të përzgjedhura akademikisht — ai flet me zemrën e një populli që ka përjetuar gjenocid dhe mohim të ekzistencës.
Autori ironizon me absurdin e drejtësisë së përmbysur:
“Të shpallet, thonë, kriminele UÇK-ja, or ti!
NATO-ja, t’i kërkojë falje Serbisë…!”
Ky ironizim ekspozon paradoksin tragjik: çlirimtarët gjykohen, ndërsa agresorët fshihen pas VIKTIMIZIMIT DIPLOMATIK.
Kulmi tekstual:
“TEK LIND DIELLI E PERËNDON HANA, UÇK, MA NUK BAN NANA!”
Është epitaf madhështor, është vlerësim absolut, që e vendos UÇK-në në piedestalin e historisë dhe ndjenjës popullore.
E, pra, autori bën përpjekje për të mos lejuar manipulimin me të kaluarën. Në të ndërthuren fuqishëm: liria si vlerë e fituar me gjak, drejtësia si sistem i rrënuar në Hagë, kujtesa kolektive e gjenocidit, fjala e shkruar si armë e mbrojtjes së dinjitetit kombëtar:
“HASHIM THAÇI: HERO NË LUFTË, HERO NË PAQE!
Dielli do të lindë përsëri!
Po, luftë çlirimtare kam bërë, kam shkelur ligjet, Kushtetutën e Serbisë, krime lufte, asnjëherë!
E, pra, s’kam vra, as pleq, as gra, as fëmijë, s’kam shembur, as djegur Kishë as Xhami, s’kam nxjerr beben nga barku i nanave shqiptare, s’kam pre me thikë, as sosur me duhan, gjinj të nanave, nuseve, vajzave shqiptare! Edhe po të kthehesha në periudhën e Milosheviçit, do t’i përgjigjesha plumbit armik, me plumbin për liri, duke mos i hyr kurrë në hak, asnjë qytetari serb, o shqiptar!”
Autori e vendos një zë që tingëllon si deklaratë gjyqësore, por është e shkruar në gjuhën e zemrës. Është një varg i kthjellët, i ngjeshur dhe me përmbajtje të thellë morale:
“Po, luftë çlirimtare kam bërë,
kam shkelur ligjet, Kushtetutën e Serbisë…”
Ky është pranim krenar dhe legjitim i rezistencës kundër shtypjes, ku “shkelja e ligjeve të Serbisë” kuptohet si qëndrim kundër padrejtësisë dhe pushtimit, jo si krim.
Autori e ndan qartë kufirin mes luftës dhe krimit:
“Krime lufte, asnjëherë!
S’kam vra, as pleq, as gra,
as fëmijë…
”Këto fjalë janë kthjellim etik dhe moral, një përpjekje për t’i rikujtuar standardet e larta që kanë karakterizuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Ka një kundërvënie të drejtpërdrejtë me krimet serbe të përshkruara në tekstet e mëparshme: qëllimshëm i përjashton të gjitha format e brutalitetit çnjerëzor që kryen agresori, jo çlirimtari.
Është tekst i Mbrojtjes së të vërtetës përmes logjikës morale:
“Edhe po të kthehesha në periudhën
e Milosheviçit, do t’i përgjigjesha
plumbit armik, me plumbin për liri…”
Ja edhe afishimi autorial:
Hero në paqe – është mesazhi për drejtësinë ndërkombëtare; mesazh që shkëlqen në nëntekst: Hashim Thaçi si udhëheqës i Kosovës së pasluftës, negociator në dialog, ndërtues i institucioneve shtetërore, SOT GJYKOHET NGA NJË SISTEM QË PO E SHTREMBËRON TË VËRTETËN HISTORIKE.
X.
KOSOVA PRET VENDOSJEN E DREJTËSISË PËR LUFTËN E DREJTË TË UÇK-s
Teksti nuk është vetëm mbrojtje për Hashim Thaçin si individ, por për parimet e luftës së drejtë të një populli të shtypur, për të vërtetën që nuk zhbëhet dot përmes akuza të politizuara.
Në këtë copëz të vogël globi, në këtë Kodovë të shtrenjtë, ka një histori të papërfunduar. Një histori që ende kërkon të shkruhet me një penë, një histori që kërkon të dëgjohet nga dhe të kuptohet. Dhe në këtë histori, do të jetojë gjithmonë ajo pyetja e vjetër dhe e pashtershme: Kush është autori i lirisë tonë?
Kosova, dheu ynë i zënë nga plaga e historisë, është poezi në vetvete – një poezi e shkruar me djersë, gjak dhe ëndrra të pa realizuara. Dhe çdo varg që e mbush këtë poezi ka emrin të cilin e mbajnë në zemrat e tyre ata që dhanë gjithçka për ta mbrojtur dhe shpëtuar atë.
Por kush është i thirrur të gjykojë ata që luftuan për lirinë tonë?
Kush mund të vërë dorën në një zemër që e bëri popullin shqiptar të qëndrojë të ngulitur në tokën e tij, duke dhënë gjithçka që kishte për ta mbrojtur? Kjo është një çështje që tejkalon çdo kuptim të drejtësisë që njohim – një çështje që ngjall dhembje dhe ngrit pyetje, po ashtu të ngulitura në thellësi si thelbi i një peme që nuk mund të pritet.
Kush është ai që kërkon kokën e Hashim Thaçit? Pyetja e hidhur është shtruar si një gur i rëndë mbi rrugën e historisë. Pse duhet të na akuzojnë për luftën tonë të drejtë? Po për krimet që vranë shpresën e çdo njeriu dhe çdo familjeje shqiptare, kush do të gjykojë ata që vranë ëndrrat tona? Përse, pas gjithë asaj vuajtjeje, ajo që kemi arritur tani, është akuzuar dhe vënë në dyshim? Çfarë drejtësie është kjo që dëmton edhe më tej, ato që kanë vuajtur?
Nuk ka asnjë përgjigje që mund të justifikojë këtë paudhësi, por ka një këngë që duhet të këndohet, dhe ajo këngë është e pa harruar.:
Me ju, UÇK!
Po, me ju!
Kur ju e bëtë betimin e lirisë, ju e betuat edhe për çdo fëmijë që kishte lindur, për çdo djalë dhe çdo vajzë që tashmë po rriten pa frikën e një tjetër Serbie. Po ashtu, do të betoheni, me çdo shenjë të gjakut tuaj të derdhur, që nuk do të ketë asnjë varr të padëshmuar. Liria është edhe ajo që ju sollët, në çdo hap që bëtë, në çdo luftë që përjetuat dhe në çdo grimcë dhimbjeje që preku çdo njeri të Kosovës.
Sa gjak piu dheu i Kosovës?
Kjo është një pyetje që thërret për drejtësi.
Pyetja që përballon të gjithë ata që mbyllin sytë përpara të vërtetës dhe e fshijnë historinë. Ata që kërkojnë kokën e liderëve të lirisë, duan t’ia bëjnë të pamundur këtij populli të kujtojë se cilët ishin ata që dhanë gjithçka për t’ia rikthyer Kosovës fytyrën e saj të vërtetë. Po, ne kemi qenë popull që luftuam për jetën tonë dhe nuk mund të shohim të shkatërrohet nga gënjeshtra dhe nga ata që kanë interesa të tjerë.
Në fund, ne të gjithë e dimë që dielli do të lindë përsëri. Drita e lirisë do të shkëlqejë sërish. Dhe ne, si popull, do të ngrihemi për të kërkuar atë që na takon. Për të kërkuar të vërtetën, për të kërkuar drejtësinë, dhe për ta mbrojtur kujtimin e atyre që ishin dhe do të mbeten gjithmonë heronj të lirisë. Të tepërta këto lojëra politike mbi një Kosovë kaq shumë të vuajtur.
Kosova pret. Pret vendosjen e drejtësisë për luftën e drejtë të UÇK-së, pret lirimin nga akuzat e kthimin sa më të shpejtë të të akuzuarve në Hagë.
Qershor-korrik 2025