Nëse kërkohen votat e PDK-së për president, kandidati duhet të jetë i yni

02 dhjetor 2020 | 14:42

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Enver Hoxhaj ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk do ta mbështet asnjë kandidat për presidenti, i cili vjen nga partitë në pushtet, raporton “Epoka e re”.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo parti është e gatshme të bisedojë për çështjen e presidentit me partitë në pushtet. “Që ta kuptoni drejtë qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit. Presidenti, i cili zgjidhet në Kuvendin e  Kosovës nuk është vetëm president i partive që janë në qeveri, i shumicës parlamentare, ai është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka treguar se nëse partitë në pushtet i kërkojnë votat e PDK-së për këtë çështje, atëherë kandidati për president duhet të jetë nga kjo parti. “Prandaj, nëse ka kërkesa prej kolegëve që janë në qeveri që ta marrin mbështetjen e PDK-së, ne jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë. Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokratike të Kosovës. Ne e dimë që presidenti i vendit, është kreu i shtetit, por ju e dini që këtë mandat e ka pasur presidenti Thaçi, i cili në të kaluarën ka qenë kryetar i PDK-së, që ka heq dorë prej kryetarit të partisë dhe është bërë president i vendit. Dhe nëse dikush kërkon mbështetje të PDK-së duhet ta dinë që Gjykata Speciale ia ka ndërpre atij mandatin dhunshëm, dhe ne duam që me vota të PDK-së ky mandat t`i takon PDK-së. Nuk kemi vota për asnjë kandidat që vjen prej partive në pushtet”, ka deklaruar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është shprehur i lumtur për…