Nesër finalja e madhe e Eurovision 2025, “Zjerm” performon e fundit

16 maj 2025 | 14:21

Një natë magjike pritet nesërmbrëma, ku 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovision 2025 për të garuar për trofeun e madh.

Mes tyre, Shqipëria do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.

Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, u kualifikua në finale pas një performancë shpërthyese në gjysmëfinalen e parë në Bazel të Zvicrës.

Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” solli një tingull modern, emocional dhe krejtësisht autentik. Finalja e Eurovision 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe RTSH.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote

Metodat e votimit sipas vendeve

Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.

Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.

Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.

Renditja e këngëve në natën finale:

  1. Norvegjia
  2. Luksemburgu
  3. Estonia
  4. Izraeli
  5. Lituania
  6. Spanja
  7. Ukraina
  8. Britania e Madhe
  9. Austria
  10. Islanda
  11. Letonia
  12. Holanda
  13. Finlanda
  14. Italia
  15. Polonia
  16. Gjermania
  17. Greqia
  18. Armenia
  19. Zvicra
  20. Malta
  21. Portugalia
  22. Danimarka
  23. Suedia
  24. Franca
  25. San Marino
  26. Shqipëria

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalës së tij në…