Nesër hidhet shorti për edicionin e ri në basketboll

23 gusht 2022 | 12:46

Nesër (e mërkurë) në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat dhe në ligat e tjera.

Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, i cili mund të përcillet edhe drejtpërdrejt në faqen zyrtare të “Facebook”-ut “Kosovo Basketball Federation”, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.

Në ora 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në ora 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat. Nga ora 15:30 tërhiqet shorti për Ligën e Dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja tashmë e popullarizuar, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, pak…