
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme
Nesër (e martë) mbahet Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Seanca do të mbahet në orën 11:00.
Rendi i ditës:
Propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.
Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj ka folur në një konferencë për media sot lidhur me seancën e nesërme të thirrur nga PDK-ja.
Totaj ka ftuar të gjitha partitë politike pa dallim, që ta mbështesin pakon emergjente prej 320 milionë euro të propozuar nga PDK-ja, pasi sipas tij, adreson nevojat e qytetarëve.