
Nesër mbahet mbledhje përkujtimore për Haqif Mulliqin
Nesër, me fillim nga ora 13.00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të organizohet mbledhje përkujtimore për profesor Haqif Mulliqin, kurse në orën 15.00 do të bëhet varrimi i tij në varrezat e Prishtinës. Dyert për ngushëllime familje e të ndjerit do t’i mbajë të hapura më 28, 29 dhe 30 korrin në “Grand Hotel” nga ora 8.00 deri në orën 13.00, ka njoftuar vajza e tij Getoarbë Mulliqi
“Te dashur familjare e miq,
Mbledhja Komemorative ne nder te bashkeshortit, babit, vellaut, mikut e profesorit Haqif Mulliqi, i cili na la papritur, do te mbahet te Enjten, me 27 korrik 2023, nga ora 13:00 ne Biblioteken Kombetare. Ndersa, ceremonia e varrimit, do te mbahet diten e njejte, nga ora 15:00, ne varrezat e kryeqytetit.
Per ngushellime dyert do t’i hapim me 28,29 dhe 30 Korrik – ne Hotel Grand, nga ora 08:00 deri ne ora 13:00.
Faleminderit te gjitheve qe po na qendroni prane keto dite kaq te veshtira per ne. Dhimbja jone behet me e perballueshme kur shohim sa shume respekt e dashuri, gezon babi. Ua kthefshim vec ne te mire!”. /Epoka e re/