Nesër mbahet seanca për rishikimin e buxhetit

29 korrik 2020 | 17:27

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se nesër (e enjte) në orën 11:00 do të mbahet seanca për rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Njoftim lidhur me qasjen e medieve në punimet e seancës:

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca medieve në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

• Ueb faqes së Kuvendit,

• Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

• RTK-së, si medium publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besimi i rusëve për presidentin Vladimir Putin pësoi një rënie…