Nesër nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë të mërgatës

13 dhjetor 2025 | 22:08

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë të dielën dërgimin e e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në mënyrë që ata të votojnë me postë, për zgjedhjet që do të mbahen në vend me 28 dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi.

‘’Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës’’, ka thënë Elezi.

Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit është 2 milionë e 76 mijë e 290 votues.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë është 1 milion e 999 mijë e 205, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77 mijë e 85 votues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas…