
Nesër përpjekja e radhës drejt konstituimit
22 qershor 2025
| 14:24
Të hënën në orën 11:00 mblidhet sërish Kuvendi i Kosovës me të njëjtën arsye –konsituimin.
Nesër regjistrohet tentative e 36-të ku deputetët e zgjedhur do të tentojnë ta funksionalizojnë parlamentin.
Seanca e 35-të që u zhvillua të shtunën, dështoi me të njëjtën arsye, mosvotimi i komisionit të fshehtë për votimin e kreut të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrirjaj tha të shtunën pas dështimit të seancës se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës po bëhet qëllimshëm nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.