Nesër përurohet libri “Beteja për 20-përqindëshin” i Ardit Bidos
                13 nëntor 2023
                |  15:00
            
        Nesër, më 14 nëntor 2023, me fillim nga ora 14:00, në mjediset e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina”, do të bëhet përurimi i librit “Beteja për 20-përqindëshin” i autorit Ardit Bido.
Për librin do të flasin: Durim Abdullahu dhe Bedri Zyberaj.
I pranishëm do të jetë dhe autori, i cili do të japë shpjegime në lidhje me çështjet që ka ngritur ai në këtë libër, për të mbrojtur të vërtetën e përbërjes etnike të dy bashkive të jugut: Himarës dhe Konispolit.
 
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        