Nesër vazhdon seanca konsitutive e Kuvendit

19 gusht 2025 | 11:45

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte ndërprerë për shkak të bllokadës trejavore, do të vazhdojë nesër (e mërkurë) nga ora 11:00.

Ky hap vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.

Sipas procedurave, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa partitë politike pritet të nisin konsultimet për të zgjedhur kandidatin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli po përballet me një problem të madh pas dëmtimit…