Nesër vjen nga Turqia donacioni për ‘luftën’ kundër COVID-it

07 prill 2020 | 19:14

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, do të mbërrijë një kontigjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

“Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.  Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar në mes të dy…