Netanyahu e konfirmon: Vramë shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Teheran

15 qershor 2025 | 20:47

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi në komunikimin e tij të përditshëm publik se se Izraeli vrau shefin e inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Gjeneral Brigade Mohammad Kasemi dhe zëvendësin e tij, Gjeneral Hassan Mohaqiq.

“Mund t’ju them se para pak çastesh, eleminuam oficerin e tyre kryesor të inteligjencës dhe zëvendësin e tij në Teheran,” tha Netanyahu në emisionin e Fox News, të drejtuar nga Bret Baier.

Ndërkaq, Reuters thekson se Presidenti i SHBA-së Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Reuters citoi dy zyrtarë amerikanë.

I pyetur në lidhje me raportin gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në Fox News, Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë: “Ka kaq shumë raporte të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë – nuk do të hyj në to.”

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi gjithashtu e mohon raportin, duke e quajtur atë “lajm i rremë i nivelit më të lartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmi i rëndë izraelit që ka vazhduar ndaj Teheranit prej…