Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

30 qershor 2025 | 12:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se pas operacioneve ushtarake në Iran janë hapur mundësi të reja për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Rripin e Gazës.

Gjatë një vizite në një qendër të agjencisë së sigurisë Shin Bet në jug të Izraelit, ai tha: “Së pari, kemi mundësinë të shpëtojmë pengjet. Po ashtu, duhet të zgjidhim çështjen e Gazës dhe të mposhtim Hamasin – dhe besoj se do t’i realizojmë të dyja”.

Kjo deklaratë përbën një ndryshim të dukshëm në retorikën e Netanyahut, i cili më herët ka vendosur si objektiv kryesor “fitoren totale” ndaj Hamasit, ndërsa lirimi i pengjeve ka qenë në plan të dytë. Tani, duket se prioriteti është kthyer te pengjet, çka përkon edhe me presionin e shtuar nga familjarët e tyre dhe opinioni publik izraelit.

Forumi i Familjeve të Pengjeve reagoi duke kërkuar një marrëveshje të vetme për kthimin e të gjithë 50 pengjeve dhe përfundimin e luftës. “Nuk duhen shpëtuar, por liruar – kjo është fjala që bën ndryshimin mes shpresës dhe humbjes,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, rritet presioni ndërkombëtar për një armëpushim, me presidentin amerikan Donald Trump që kërkon një marrëveshje për Gazën. Netanyahu zhvilloi një takim të nivelit të lartë të dielën në mbrëmje me zyrtarët kryesorë të sigurisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza, ndërsa ministri Ron Dermer pritet të udhëtojë në Uashington për bisedime me administratën Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e fundit të huazimeve dhe përfundimeve të kontratave…