Netanyahu sot ka një mesazh për popullin e Kosovës

15 shtator 2020 | 08:37

Gati dy javë pas takimit dhe marrëveshjes në Uashington, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës dhe Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit të Kosovës në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet popullit të Kosovës me anë të një video-mesazhi.

Organizimi do të mbahet sot me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri Hebraik”.

Video-mesazhi i Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë. Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, të siguruar nga Klan Kosova, përveç video-mesazhit të Netanyahut, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverisë izraelite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Mikullovci (lindi në vitin 1939 në Vushtrri, Kosovë) bën…