Nexhmedin Spahiu: Fatoni nuk është hajn, është trim, është kushëri i Isa Boletinit

27 maj 2025 | 23:08

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit në “Pressing”. Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”.

“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam mundur të konkluzojë që edhe mund të ketë lëshime në procedurë”, ka thënë ai.“Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati për nga vjen ai, njihet si trimat më të mëdhenj në atë anë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai u pyet në studio, se çfarë e ka Peci Isa Boletinin“Isa Boletinin e ka kushëri, Isa Boletini është Pec”, u përgjigj Spahiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka…