Neymar: Jam i lodhur nga këta ish-futbollistët që hapin gojën vetëm për kritika

19 prill 2022 | 15:33

Ish-futbollisti i Liverpool, Fabio Aurelio foli me shumë kritika së fundmi për atë që NeymarI ka treguar gjatë eksperiencës me PSG-në.

Ish-mbrojtësi theksoi se braziliani duhej të kishte një nivel më të lartë në fushë dhe deri në këtë moshë të kishte fituar të paktën një herë “Topin e Artë”.

Megjithatë, nuk ka munguar as kundërpërgjigja e brazilianit e cila në fakt ka qenë e ashpër. Në rrjetet sociale, fantazisti i PSG-së shprehet se tashmë është i lodhur nga ish-futbollistët të cilët vetëm kritikojnë kur flasin.

“Jam i lodhur nga këta ish-futbollistët që hapin gojën vetëm për kritika. Ishte një intervistë pesëminutëshe dhe gjithçka bëri ai ishte të merrej me jetën e të tjerëve, nuk po them të mos kritikosh, por nuk është mirë të flasësh në këtë mënyrë”, ka thënë Neymar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse hodhi poshtë thashethemet se është rikthyer me Donald Veshaj,…