
Neymari pranon ofertën e Al Hilalit
14 gusht 2023
| 08:51
Al Hilali është duke përgatitur dokumentet për ta kompletuar transferimin e Neymarit gjatë ditës së hënë, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Braziliani ka pranuar ofertën e klubit arab, me kontratën e vlefshme për dy sezone.
Al Hilali ka rezervuar testet mjekësore për lojtarin dhe pret vetëm lirimin nga kontrata me Paris Saint Germainin.