Nga 23 tetori hyn në fuqi ndryshimi i disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban

16 tetor 2023 | 14:14

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 23 tetor do të hyjë në fuqi ndryshimi i shtrirjes së rrjedhjes së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Po ashtu, në njoftim thuhet se është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit: Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndryshime në rrjetin e linjave të “Trafikut Urban”,

Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimim e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.
Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm:
Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30.
Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.
Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë.
Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se do ta…