Nga 40 vatra zjarri gjatë ditës 15 ende aktive, në Podujevë kërkohet ndërhyrja e KFOR-it

10 gusht 2025 | 08:30

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 20:00 kanë qenë 40 vatra zjarri, ku 15 prej tyre janë aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar.

AME ka bërë të ditur se situata më e rëndë ka qenë në fshatin Durmicë të Podujevës ku është kërkuar edhe ndërhyrja ajrore nga KFOR-i.

“Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Agjencia ka përsëritur apelin që qytetarët të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër që shohin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestues  në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit…