Nga degradimi institucional tek cenimi i sovranitetit, maskat e tradhtisë po bien

27 gusht 2025 | 10:20

Shkruan: Hisen Berisha 

Maskarada procedurale në sallën e Kuvendit, e orkestruar nga kryesuesi aksidental i talljes ndërpartiake, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, po bëhet vetëm me një qëllim: vazhdimin e krizës institucionale dhe moskonstituimin e Kuvendit, për ta çuar vendin në zgjedhje të reja. Kjo nuk lidhet me qëndrimet ndaj kandidatëve të Listës Serbe, por me përpjekjen për të shpëtuar nga përzgjedhja e gabuar për kryetar të Kuvendit.

Këtë e vërteton fakti se nuk u votua as kandidati i preferuar serb i LVV dhe Kurtit nga SLS, Nenad Rashiq. Pra, tani po tentohet të mbulohet situata e degradimit institucional, si dhe fyerja e poshtërimi që iu bë institucionit kryesor të shtetit, popullit të Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë që presin përfaqësim kredibil institucional të Kosovës.

Tendenca për ta interpretuar këtë si kompromis ndërpartiak – i cili, po, është mekanizëm i demokracisë parlamentare – nuk nënkupton dorëzim apo lëshim në parimet themelore të demokracisë.
Përkundrazi, qëndrueshmëria politike ndërtohet mbi përfaqësim të drejtë dhe mbi përzgjedhjen në institucione të individëve të kualifikuar, me integritet dhe përkushtim ndaj shtetit.

Ndërkohë, mazhoranca parlamentare gjatë gjithë periudhës paszgjedhore, prej 9 shkurtit 2025, është karakterizuar jo nga vendosmëria për të ndërtuar institucione funksionale, të pastra e me integritet, por nga zvarritja për të shmangur përgjegjësitë që ka marë me marrëveshjet antikushtëtuese të shkurtit e marsit të viti 2023, në Bruksel dhe Ohër, si dhe statutin e asociacionit në tetor 2023.

Edhe vëmendja ndërkombëtare është rritur, por kjo nuk duhet parë si një dobësi prej nga mund të përfitohet për t’i fyer aktorët kryesorë të shtetit – institucionet, popullin dhe aleatët. Mos involvimi i tyre, praktikë që ka ndodhur çdoherë kur jemi gjendur në ngërqe të tilla politike, tregon se ata e kanë fokusin vetëm në temat që ndërlidhen me Serbin dhe detyrimet nga dialogu e marrëveshjet e Brukselit, Ohrit dhe Statutin e “zajednices” që vetë Kurti i ka pranuar. Lojërat procedurale në kuvend, tendenca për përafrim me subjektë e individ politik, asociojnë në atë se jo çdoherë andej nga lëvizë gjethi, është edhe duke fryer era!
Kurti me manovrimet politike pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, po mundohet të bëj aleat që të ndaj përgjegjësinë – bëj bashkë përgjegjës – në implementimin e autonomisë politike, kulturore dhe territoriale për serbët në veri të Kosovës. Kjo është pranuar tashmë me Planin Franko-Gjerman, në trajtën administrative politike si “vetmenaxhim” apo “e drejtë e një komuniteti për të jetuar autonom apo i pavarur në territorin e një shtetit tjetër”. Kurse statuti i asociacioni që ka hartuar BE, Kurti e ka pranuar në tetor 2023, me zotimin për implementim si “kushtetutën e asociacionit”, bdërsa “zyra për Kosovë e Metohi” në Beograd është dakorduar të jetë “qeveria e asociacionit/zajednices”.

Pra, tani po i heqet maska tradhtisë ndaj Kosovës.

Çdo subjekt politik që bashkëvepron politikisht me Albin Kurtin dhe LV në ketë proces – do bëher hisetar në implementimin e marrëveshjes që cenon integritetin territorial dhe sovranitetin politik mbi territor – që në gjuhën kushtetuese dhe penale ndërkombëtare është “cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial” apo vepra e tradhtisë së lartë ndaj shtetit.

Prandaj, stabiliteti i Kosovës nuk duhet matur vetëm me shpejtësinë e formimit të institucioneve, por me cilësinë e tyre dhe me besimin që ato krijojnë te qytetarët. Ky është faktori kyç për mbështetjen afatgjatë ndërkombëtare dhe për kredibilitetin përfaqësues të Kosovës.

Kosova nuk mund të mbetet peng i lojërave procedurale, i marrëveshjeve të fshehta dhe i kompromiseve në dëm të interesit kombëtar. Kushdo që e ndihmon këtë proces, merr përgjegjësinë historike për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi  Roli i gruas shqiptare në Maqedoninë e…