‘Nga e hëna shitoret në veri nuk do të punojnë’

28 qershor 2019 | 10:57

Kryetari i shoqatës së biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka deklaruar se nga e hëna, më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat e bukës në këtë pjesë të vendit nuk do të punojnë.

Ai ka thënë për gazetën serbe “Politika” se kjo është vendosur në një takim të bizneseve private, për shkak të taksës prej 100 për qind mbi produktet serbe në nëntor të vitit të kaluar, transmeton “Klan Kosova”.

Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit po planifikohet inskenimi i mungesës së produkteve ushqimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…