
Nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar – Çfar mund të fshihet pas këtijë slogani!?
Shkruar nga Bekim Adili
Eksponentë nga BDI artikuluan sloganin për zgjedhjet lokale tetor 2025, nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Emërtim i cili pritet të shifet nëse do jetë thjesht një lojë fjalësh politike apo një mesazh i koduar që do zbërthehet në një program apo platform politike.
Por, çfar mund të fshihet pas këtijë slogani!?
Kjo nisëm mund të shihet si një fillim etape e re nga shqiptarët, jo më vetëm e aspektit integrues, por dhe si një lëvizje vetëvendosëse brenda shtetit !? Ku duke përmendur nocionin “komb” në një slogan politik krijohet hapësirë interpretimi i kërkesave për autonomi politike, federalizim apo kantonizim funksional. Slogan i cili gjithashtu mund të jetë një formë presioni i artikuluar politikisht ndaj partnerëve maqedonas !? Një kod politik nga BDI, e cila duke ndjer peshën e fajit për mos definimin kushtetues për çështjen e legjitimitetit etnik, të përfaqësimit adekuat, të përdorimit të gjuhës, të ndarjes së buxhetit në mënyrë proporcionale apo dhe të decentralizimit të pushtetit lokal. Përmes sloganit nga Fronti Europian në Front Kombëtar, mund të artikulojë kërkesa për rregullimin e mekanizmit mbrojtës ligjor për respektimin e marrëveshjeve nga e kaluara deri tek shtrimi i kushteve të reja për bashkëjetesë. Apo do të jetë një vokabular politik për tërheqen e vëmendjes tek problemet e karakterit etnik, që këto zgjedhje lokale ti paraqesin si një formë referendumi me kërkesa për autonomi lokale !?
Kështu, pyetjet që dalin nga zbërthimi analitik i këtijë slogani, janë nëse kjo moto është një përgatitje për të hyrë në një fazë të re të betejave historike apo një kartë që hapet në një moment kritik të mosmarrëveshjeve politike ndëretnike. Nacionalizma të ushqyera nga VMRO si rrjedhojë e dinamikave të ngjarjeve globale që zhvillohen në drejtim të krijimit të një rendi të ri botëror, të cilat padyshim kanë tendencë për të trazuar edhe rajonin tonë. Ku, në shikim të parë, tingëllon si një kombinim i qëllimeve euro-integruese me motivet kombëtare. Por, cili do qoftë objektivi koha dhe veprimet e mëtejshme do sqarojnë gjithçka. Sikurse konstatojm se edhe pas dy dekadash nga Marrëveshja e Ohrit, shqiptarët janë ende larg përfaqësimit të barabartë në shtet. Ku edhe pse shqiptarët janë shumicë në rreth15 komuna, kompetencat në pushtetin lokal janë tejmase të kufizuara, e ndërsa qeverisja qëndrore dominohet nga maqedonasit. Kështuqë, parë në këtë kontekst, kërkesa për autonomi politiko-territoriale nga shqiptarët mund të paraqitet jo si kërcënim për shtetin, por si formë e avancuar e vetëqeverisjes demokratike. Që do të thotë, se autonomia nuk nënkupton ndarje nga shteti, por një llojë kantonizimi funksional, siç e njohin shumë shtete evropiane me diversitet etnik. Një model i tillë mund të ngjasojë me Bosnjë-Hercegovinën, Zvicrën, Belgjikën apo Spanjën, ku njësitë etnike kanë pushtet të decentralizuar dhe kompetenca të zgjeruara.
Pra, nëse ky slogan përkthehet në një projekt politik ku për argument ndaj faktorit vendas dhe atij të jashtëm, faktori politik shqiptar, në tavolinë mund të vendosi si krahasim edhe projektin e “Asosacionit”, që sërbët kërkojnë të kenë një autonomi me 3 % të popullatës sa jetojnë në Kosovë. Që nënkupton se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, me mbi 30% të popullatës së përgjithëshme, natyrshëm duhet të kërkojnë që komunat të mos jenë më thjesht njësi administrative të dobëta, por njësi vendimmarrëse me kompetenca të zgjeruara. Por, nëse ky slogan është vetëm një retorikë zgjedhore, ai do të harrohet shpejt. E kundërta do të thotë se po hyjmë në një etapë të re të zhvillimeve historike. Sidoqoft, këtë slogan disa do ta quajnë një reagim taktik. Të tjerë, një manifest për vetëvendosje të brendshme. Por e vërteta e madhe është, se ky slogan reflekton një lodhje të akumuluar te qytetarët shqiptar nga politikat e kompromisit të njëanshëm. Andaj nëse do shfaqet synimi për të arritur objektivin e një fillim kontrate të re shqiptaro-maqedonase, mbi baza të qarta, të barabarta dhe të pakthyeshme është një kërkesë reale e kohës. Platformë politike e cila nëse nuk ndodhë aktualisht, do ju mbartet pa të drejtë si një barrë për ta finalizuar gjeneratat pasuese, me shpresë se nesër Shqipëria si anëtare e BE-së, do mund të ndihmojë aspiratat e shqiptarëve këtu duke bllokuar euro-integrimin e vendit. Ku si kusht Maqedonia e Veriut do duhet të respektojë minimalishtë Kartën Europiane të Autonomisë Lokale. Një dokument juridik ndërkombëtar i miratuar nga Këshilli i Evropës, që ka për qëllim të garantojë dhe të forcojë autonominë lokale si një nga themelet e demokracisë në Evropë!