Nga java tjetër testin për Covid mund ta bëni në laboratorë privatë

07 gusht 2020 | 08:03

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimaj ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të testohen për Covid-19 edhe në laboratorë privatë. “Unë jam konsultuar këto ditë me ministrin Armend Zemaj që ne t’i shtojmë kapacitet e testimeve. Kjo do të ishte një prej mundësive që infektimet të janë shumë më ta pakta sepse një qytetar që ka simptoma dhe e bën testin brenda 3-4 orësh ai qytetar vetizolohet. Tani është e pamundur që të bëjnë teste. OBSh-ja na ka premtuar se do të na dhurojë disa aparatura për teste. Ato do të shpërndahen në qendra të tjera. Një tjetër do të jetë në Prishtinë. Normalisht se qytetarët që kanë pasur kontakt me të infektuarit do ta kishin mundësinë që shumë shpejt ta bënin testin. Tani kemi qytetarë që mund të jenë të infektuar dhe që mund ta bartin virusin te të tjerët. Kjo do të ishte një mundësi për zvogëlimin e rasteve. Ju e dini që kjo qeveri po bën përpjekje që të licencojë laboratorë privatë. Po është pak vonë, por që janë procedura që duhet të kalohen sepse ligji është mbi ne dhe ne duhet ta respektojmë atë. Për këtë arsye e kam takuar Zemajn dhe m’i ka dhënë disa detaje. Besoj se në javën e ardhshme do të mund të testohen qytetarët edhe në laboratorët privatë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
TVV është televizioni i parë nga një subjekt politik në…