
Nga kjo orë hapet aplikimi për termine për viza pune në Gjermani
Sot (e mërkurë) do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik.
Aplikimi do të jetë i hapur nga sot në ora 14:00 deri më 13 qershor, po ashtu në orën 14:00.
“Ju lutem vini re që dhënia e terminëve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregulla e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit. Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë.