
Nga mesazhet intime tek ai fundit që…/ Njihuni me gruan që i dha 800 mijë euro Brad Pitt-it të…
Dizajnerja e brendshme franceze, Anne Deneuchatel, ka rrëfyer një histori të jashtëzakonshme mashtrimi që e ktheu jetën e saj përmbys. Por që në fund, sipas 53-vjeçares, i solli edhe një çlirim të madh personal.
“Je ne serai plus une proie” (Nuk do të jem më pre), është libri i saj më i ri dhe tregon se si ra në kurthin e një grupi mashtruesish nga Nigeria. Ata pretendonin se ishin aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt.
“Daily Mail” shkruan se gjatë 14 muajve komunikimi intensiv, Anne përjetoi një ‘romancë’ vituale të mbush me mesazhe dashurie, premtime martesash dhe histori të sajuara për sëmundje terminale. Të gjitha këto bënë që ajo të transferonte mbi 800 mijë euro.
Historia në fjalë nisi me një mesazh në rrjetin social “Instagram”, gjasmë nga nëna e Brad Pitt-it, e më pas u zhvendos në platformën “Telegram”.
53-vjeçarja rrëfen se ishte në një martesë të palumtur me një “milioner manipulativ” dhe se ndjesia e dashurisë virtuale e mbajti “gjallë”. Ajo financoi “dërgesa dhuratash”, shpenzime spitalore për “kancer të veshkave”, e deri te penalitete për vonesa xhirimesh.
Pasi kërkesat arritën një pikë ekstreme, rreth 15,000 euro për një fluturim privat, Anne e kuptoi mashtrimin dhe e raportoi në polici. Pas hetimeve, doli që prapa profilit të rremë fshiheshin tre burra nigerianë.
Megjithëse e lënduar emocionalisht dhe financiarisht, ajo e sheh këtë histori si një “rilindje”: divorci nga bashkëshorti, thotë ajo, ishte shpëtimi i saj i vërtetë.