Nga muaji nëntor, pensioni nga 120 euro do të bëhet 150 euro

31 tetor 2025 | 10:22

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka thënë se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, i ka quajtur këto lajme të mira për qytetarët.

“Përveç rritjes së pagës në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Nga Ministria e Financave kemi propozimin edhe për rritjen e pagës minimale, rritje kjo që do të ndikojë në 150 mijë të punësuar. Ashtu siç kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët. Pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro duke filluar nga muaji nëntor që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë, kategoritë e pensioneve bazike, personat me aftësi të kufizuara, për të rritur, fëmijë, si dhe pensionin invalidor të punës. Siç e dini, kam premtuar edhe lajm të mirë për nënat që marrin shtesa për fëmijë. Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të rriten për 50 për qind. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marrë 60 euro. Një nënë me katër fëmijë do të marrë 180 euro në muaj”, theksoi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të…