“Nga Nexhat Daci te Dimal Basha, turpi i shoqërisë kosovare” – Haradinaj: Me Bashën kryetar, Kurti tregoi sa e vlerëson Parlamentin

11 shtator 2025 | 22:10

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në ”Click” të RTV21 ka kritikuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai nuk përfaqëson asgjë dhe se mandati i tij do të jetë i shkurtër. Sipas Haradinajt, kjo tregon edhe nivelin se si e trajton kryeministri në detyrë Albin Kurti institucionin e Kuvendit.

”Janë 81 depuetetë do te jetë mandad i shkurër, nuk do të jetë kryetarë gjatë, nuk përfaqeson asgjë. Kjo është çka edhe sa e vlerson Kurti paralemntin e Kosovës. Pas postit të presidenetit është kryetari i Kuvenditit do të thotë Kurti shkon pas Dimal Bashës”, tha Haradinaj.

Ai e quajti “turp të shoqërisë kosovare” zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar Kuvendi, duke e komentuar artikullin që flet Basha flet për ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Haradinaj tutje ka krahasuar profilin e Bashës me figurat që kanë mbajtur postin e kryetarit të Kuvendit më parë.

“Është turpi i shoqërisë kosovare çfarë kryetari të Kuvendit kemi. Është marre me na pa dikush, edhe pa këtë shkrim. Marre për nivelin e përfaqësimit politik ku kemi rënë. Nga Nexhat Daci, Kolë Berishës, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Vjosa Osmani (një pjesë), Glauk Konjufca… me përfunduar te një kryetar Kuvendi të profilit të Dimal Bashës, i cili nuk përfaqëson asgjë – nuk e di ku jemi ka e çojmë këtë vend”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 17-vjeçar nga Kosova, Erjon S., sulmoi me thikë mësuesen…