Nga një pajisje eksploduese në Suedi janë lënduar dy persona

07 janar 2018 | 14:57

Policia e Suedisë ka bërë me dije se dy vetë janë lënduar sot afër një stacioni të metros në kryeqytetin Stokholm, nga një pajisje eksploduese e paidentifikuar, e cila ka shpërthyer në momentin kur dikush qartas e kishte marrë në dorë për të parë se çka ishte ajo.

Agjencia suedeze e lajmeve “TT”, duke u mbështetur në polici, ka raportuar se janë lënduar një mashkull 60-vjeçar dhe një femër 45-vjeçare. I plagosuri mashkull thuhet se është në gjendje më të vështirë shëndetësore.

Autoritetet kanë thënë se nuk konsiderojnë se ky shpërthim ishte i ndërlidhur me ndonjë sulm terrorist. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetë e një persona janë vrarë gjatë 48 orëve të…