Nga Prokuroria e Gjilanit thonë se janë katër aktakuza ndaj Mefail Shkodrës, asnjë procedim për dy djemtë e tij

15 gusht 2025 | 11:23

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë një sqarim për raportimet e fundit lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se për Mefail Shkodrën në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

“Sqarim për opinionin publik: Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit. Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve. Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- banorja e “Big Brother Vip Albania”, Efi Dhedhes përherë…