Nga Rama me look-un e veçantë te Zelenskyy me kostum dhe Macron-i gentleman, pamje nga takimet e liderëve me familjen mbretërore holandeze

24 qershor 2025 | 23:57

Me darkën në pallatin Huis Den Bosch dhe çiftin mbretëror holandez si pritës, punimet e Samitit të NATO-s po fillojnë praktikisht.

Donald Trump u shfaq me një kostum në nuanca blu por më të çelëta, dhe Zelensky në një paraqitje të rrallë me kostum.

Krerët e vendeve kanë shkrepur një foto familjare ku bie në sy kryeministri Edi Rama me look-un e tij ndryshe nga të tjerët.

Me një kostum bezhë ai është i pozicionuar në fund të radhës përshkak edhe të gjatësisë së tij. Ai është në krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.

Gjithashtu janë publikuar foto nga mbërritja e liderëve të tjerë si Merz, Starmer, Meloni dhe Erdogan.

Pamjet e tjera të publikuara janë brenda një sallr ku shihen liderët të ulur dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbaj fjalim.

Çështja kryesore në samit është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, në 5%, për të cilën pritet të arrihet një marrëveshje.

Kreu i Aleancës, Mark Rutte pas zbulimit të mesazheve që i dërgoi presidentit amerikan në lidhje me ndërhyrjen e tij në luftën Izrael-Iran, këmbënguli se pa Trump, NATO nuk do të rriste shpenzimet.

Vëzhgimi i Trump se evropianët në veçanti shpenzojnë pak për mbrojtjen e përbashkët , të cilin ai e bëri para përfundimit të mandatit të tij të parë presidencial, ishte padyshim i saktë.

Trump nuk e ndryshoi qëndrimin e tij dhe këmbëngul në 5%, të cilin Sekretari i Përgjithshëm holandez Rutte është i gatshëm ta arrijë, të paktën në letër.

Plani i Rutte parashikon shpenzime prej 5% për vitet e ardhshme, por në praktikë objektivi ka të bëjë me 3.5% shpenzime thjesht për mbrojtjen dhe 1.5% shpenzime dhe investime që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, siç janë infrastruktura, industria dhe rezistenca.

Afati kohor fillestar për zbatimin e angazhimit është viti 2035, por ende nuk është finalizuar dhe pritet gjithashtu të jetë një temë diskutimi midis udhëheqësve.

Megjithatë, Spanja tashmë ka marrë një përjashtim nga rregulli, ndërsa Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur kundërshtime, kështu që debati mbi kohëzgjatjen e rregullimit do të jetë interesant.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të bacit Ekrem, Sot…