
Nga sa para i fituan mbrëmë Usyk dhe Dubois?
Në përballjen e dytë mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois, e zhvilluar më 19 korrik 2025 në Wembley Stadium, të dy bokserët arritën të fitojnë shuma rekord për karrierat e tyre.
Si kampion i padiskutuar i peshës së rëndë, Usyk mori rreth 132.28 milionë dollarë (afërsisht 114 milionë euro), që përfaqëson 65% të totalit të shpërblimit prej 203.5 milionë dollarësh.
Ky është një rekord personal për ukrainasin, duke tejkaluar fitimet e tij të mëparshme prej 114 milionë dollarësh nga përballjet me Tyson Fury.
Nga ana tjetër, Daniel Dubois, që mbante titullin IBF, mori 71.22 milionë dollarë (rreth 61 milionë euro), që përfaqësojnë 35% të shpërblimit total.
Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me fitimet e tij të mëparshme prej 4.6 milionë dollarësh nga përballja me Anthony Joshua, që pas përfitimeve nga pay-per-view arritën deri në 13 milionë dollarë.