Nga sot filloi llogaritja dimërore e kohës

25 tetor 2020 | 11:01

Mbrëmë në orën tre pas mesnate filloi llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës u kthyen një orë prapa, gjegjësisht koha në orën tre do të llogaritet si ora dy.

Përveç vendit tonë, llogaritjen dimërore të kohës do ta ndërrojnë edhe një pjesë e madhe e kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Parlamenti Evropian më 4 Mars të vitit të kaluar votoi për heqje të llogaritjes sezonale të kohës nga viti 2021. Por, Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë vendim përfundimtar, dhe nuk është tërësisht e sigurt se kjo do të jetë ndërrimi i fundit i orëve në BE.

Ndërrimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, bëhet edhe në shumë vende të Amerikës Qendrore dhe Veriore, si dhe në shumë shtete tjera të botës.

Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Korenë Jugore, as në vendet e kontinentit afrikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka urdhëruar sekuestrimin e tri veturave…