
Punëtorët e ATK-së hyjnë në grevë me orar të plotë
26 korrik 2021
| 11:49
Sindikata e Punëtorëve e Administratës Tatimore të Kosovë (ATK) ka marrë vendim që nga dita e hënë ta vazhdojnë grevën e tyre me orar të plotë nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Me hyrjen në grevë do të ndërpriten të gjitha shërbimet për tatimpaguesit nga të gjitha zyrat dhe regjionet e ATK-së.