
Nga takimi i tmerrshmëm me mjekun tek anestezia që nuk funksionoi, modelja rrëfen makthin: Gati sa nuk vdiqa nga operacioni…
30-vjeçarja kishte zgjedhur të kryente ndërhyrjen për shkak të çmimit më të ulët dhe paketës “all-inclusive”
Kayla Jade është një 30-vjeçare nga Zelanda e Re, e cila ka vendosur që të ndajë me ndjekësit në “TikTok” një përvojë traumatike gjatë një operacioni plastik në Turqi.
E reja pretendon se ka qenë e zgjuar dhe e vetëdijshme gjatë procedurës së dhimbshme për ngritjen braziliane të vitheve (BBL).
30-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e paralizuar mbi tavolinën e operacionit, duke ndjerë çdo gjë dhe pa mundur që të reagonte. Ajo shton se lotët i rridhnin nga dhimbja.
“Daily Mail” shkruan se pas ndërhyrjes, Kayla pësoi komplikacione serioze, si të vjella me gjak dhe humbje ndjenjash.
“Gati sa nuk vdiqa nga operacioni im i parë në Turqi”, filloi Jade videon e saj 8 minutëshe në rrjetin social “TikTok”, e cila deri më tani është parë më shumë se 2 milion herë.
Përveç dhimbjeve fizike, e reja denoncon edhe përjetimin e ngacmimeve seksuale në spital nga një ndihmësmjek, që sipas saj e preku në mënyrë të papërshtatshme në dhomën e zhveshjes dhe më pas në ashensor, në një moment kur ishte ende në gjendje të dobët.
Kayla Jade tha se e kishte shtypur kujtimin për muaj me radhë, derisa e përjetoi sërish si një traumë që i shpërtheu papritur.
30-vjeçarja kishte zgjedhur të kryente ndërhyrjen në Turqi për shkak të çmimit më të ulët dhe paketës “all-inclusive”, që përfshinte fluturimin, akomodimin dhe operacionin. Edhe pse mendonte se kishte bërë kërkimet e duhura, përfshirë komunikimin me mjekun në “WhatsApp”, ajo thotë se sapo mbërriti në vend, gjërat nisën të shkonin keq dhe ndjeu se ishte mashtruar.
Pasojat shëndetësore ishin të rënda dhe ajo përfundoi duke anuluar rezultatin e operacionit në Australi. Ajo theksoi se historia e saj është një paralajmërim për vajzat e reja që të mos bien pre e ofertave të lira për kirurgji estetike jashtë vendit, pa kontroll të mirëfilltë profesional.
Sot, Kayla është një nga krijueset më të njohura në “OnlyFans”, duke fituar rreth 40,000 paund në muaj. Ajo ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe po zhvillon linjën e saj të lodrave seksuale. Megjithatë, përvojat e errëta nga e kaluara e shtynë të tregojë historinë e saj për të ndërgjegjësuar të tjerët rreth rreziqeve të kirurgjisë kozmetike në destinacione të pakontrolluara.