Ngjashmëria në mes të skajeve të poleve magnetike

16 janar 2020 | 11:45

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (2)

Argument i dytë

Tërësisht ngjashëm edhe në këtë pjesë eksperimentale shihet qartë se ka një simetri në mes të dy poleve magnetike, sikur te fusha magnetike e polit magnetik të veriut (N) ashtu edhe te fusha magnetike e polit magnetik të jugut (S). Prandaj siç po shihet eksperimentalisht nga ky eksperiment fusha magnetike qenka simetrike edhe në pjesën anësore të poleve magnetike të një magneti. Që është një argument se fusha magnetike e një magneti është simetrike mbi të dy polet, dhe buron njëkohësisht nga të dy polet e magnetit e cilit do magnet.

 Analiza e pestë, e vërjetshme nga komuniteti shkencor

Tani e marrim vetëm pjesën e trupit të magnetit në shqyrtim. Nga fotografia shihet qartë se pluhuri i hekurit është koncentruar mbi trupin e magnetit ashtu sikur shihet në figurën 2. a). Mesin e magnetit ku pluhuri është më i dendur, nëse rritet do të shohim se nuk ekziston asnjë vijë e fushës magnetike e pandërprerë, që niset nga poli magnetik i veriut (N) dhe shkon në polin e jugut magnetik (S) ashtu sikur shihet në të njëjtën figurë.

Gjithashtu shihet se ka një simetri tërësisht të njëjtë në mes gjysmë pjesës (a) të polit magnetik të veriut (N) dhe gjysmëpjesës (b) të polit magnetik të jugut (S). Kurse një detaj i tjetër shihet nëse e rrisim fotografinë, na bëhet e mundshme të vërehet qartë se fijet e hekurit nuk janë të radhitura në një vijë drejtvijore ashtu sikur duhej të ishte, që do ta vërtetonte se fusha magnetike buron nga poli magnetik i veriut (N) dhe hynë në polin magnetik të jugut (S). Zakonisht nëse i marrim magnetet qoftë në formë të cilindrave apo në formë të sferave, kanë prirje që të tërhiqen nga polet magnetike ashtu sikur shihet në figurën 2. b), dhe të mos mbetet ndonjë ndërprerje në mes poleve magnetike, ashtu sikur shihet mbi një pjesë të fijeve të hekurit mbi sipërfaqen e magnetit cilindrik. Kështu që zbrazëtirat në mes këtyre fijeve të hekurit përmbi trupin e magnetit tregon qartë se fusha magnetike buron nga të dy polet magnetike, dhe në forma të njëjta.

 Ngjashmëria në mes gjysmëpjesëve të poleve magnetike

Argument i tretë

Pasi fijet e hekurit nuk janë të radhitura në mënyrë zinxhirore, me ç’rast do të vazhdonin nga poli magnetik i veriut (N) në drejtim të polit magnetik të jugut (S) në formë të një vije të pandërprerë, është një tregues i qartë se edhe nga poli magnetik I jugut (S) buron fusha magnetike, ngjashëm sikur nga poli magnetik i veriut (N).

 Konkludim

Bazuar në këto fusha simetrike që i sqaruam, ku shihet një ngjashmëri totale në mes këtyre fushave qoftë mbi polin magnetik të veriut (N) prej nga pretendohet se buron fusha magnetike, qoftë mbi polin magnetik të jugut(S) prej nga pretendohet se hyn fusha magnetike japim një përfundim eksperimental. Fusha magnetike buron njëkohësisht nga të dy polet magnetike, sikur nga poli

magnetik i veriut (N) ashtu edhe nga poli magnetik i jugut (S), dhe shpërndahen në formë simetrike nga të dy polet magnetike (N) dhe (S) në drejtime të kundërta me njëra tjetrën. Prandaj në këtë mënyrë fushat që burojnë nga të dy polet magnetike si të veriut (N) ashtu edhe të jugut (S) quhen fusha magnetike simetrike.

 Fusha magnetike simetrike

Fushat magnetike simetrike janë fusha që burojnë njëkohësisht nga të dy polet e një magneti apo elektromagneti.

 Anomalia e rrjedhjes së fushës magnetike

Duke u bazuar në të dhënat eksperimentale nga të cilat vihet në përfundim se, fusha magnetike nuk buron nga poli magnetik i veriut (N), dhe hyn në polin magnetik të veriut (S) por buron njëkohësisht nga të dy polet magnetike (N) dhe (S) kërkon vëmendje të veçantë të kuptohet nga brendia fusha magnetike simetrike. Pasi fusha magnetike përpos që vërehet te magnetet permanent, ajo vërehet edhe te përçuesit e rrymës elektrike, por njëkohësisht vërehet edhe në brendi të përfaqësuesve në formë të solenoidit, ku në mes silenoidit krijohen fusha magnetike. Prandaj për ta kuptuar më mirë fushën magnetike simetrike ne duhet ta kuptojmë fushën magnetike që krijohet rreth një përçuesi elektrik, dhe fushën magnetike që krijohet brenda një përçuesi në formë të solenoidi.

 Fusha magnetike e përçuesit elektrik

Sqarim: bartës të rrymës elektrike, sikurse janë elektronet në lëvizje, merret ashtu sikur e njeh fizika tani për tani, edhe pse të kuptuarit e këtyre bartësve të rrymës elektrike mund të ndryshojë në të ardhmen (këtë paralajmërim e bëj mbështetur në faktin se jam duke bërë shumë eksperimente që më sugjerojnë ndryshime, të cilat rezultate do t’i publikojë në kohën e duhur). Meqenëse në rastin e parë u orientova në fushën magnetike të një magneti permanent, tani në rastin e dytë do të orientohem në fushën magnetike e cila krijohet nga rryma elektrike. Dihet botërisht se rreth një përçuesi nëpër të cilin kalon rryma elektrike, formohet fusha magnetike. Çka do me thënë se lëvizja e elektroneve nëpër një përçues krijon fushën magnetike rreth përçuesit. Rregulli i parë i dorës së djathtë thotë, nëse e kapim një përçues me dorën e djathtë, gishti i madh tregon drejtimin e lëvizjes së rrymës elektrike, përkatësisht drejtimin e lëvizjes së elektroneve nëpër përçues, kurse gishtat e tjerë tregojnë drejtimin e fushës magnetike figura 3. a).

Po ta afrojmë një gjilpërë magnetike, ajo merr drejtimin e gishtave që e mbështjellin përçuesin. Në anën e poshtme të përçuesit gjilpëra magnetike merr një drejtim, ku poli i veriut (N) ndodhet në anën e majtë, kurse poli magnetik i jugut (S) ndodhet në anën e djathtë, çka do me thënë se fusha magnetike lëvizë nga e djathta në të majtë në drejtim të përçuesit. Kurse mbi përçues gjilpëra magnetike merr drejtim të kundërt me rastin mëparshëm, në këtë rast poli magnetik i jugut (S) orientohet në anën e majtë të përçuesit, kurse poli magnetik i veriut (N) orientohet në anën e djathë të përçuesit, çka do me thënë se fusha magnetike lëvizë nga e majta në të djathtë në drejtim të përçuesit (ashtu sikur shihet në figurën 3. b).

 Fusha magnetike në brendi të një solenoid

Në rastin e tretë, tani e marrim një solenoid nëpër të cilin kalon rryma elektrike. Rryma e cila kalon nëpër përçuesin në formë solenoidi e formon fushën magnetike në brendi të tij. Këtu përdoret rregulla e dytë e dorës së djathtë, ku gishti i madh tregon kahen e lëvizjes së fushës magnetike. Prandaj fusha magnetike lëviz nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N) (ashtu sikur shihet në figurën 3. c).

Por nëse në brendësi të solenoidit e vendosim një gjilpërë magnetike, shihet se poli magnetik i veriut (N) i gjilpërës magnetike orientohet në drejtim të polit magnetik të jugut (S) të solenoidit, kurse poli magnetik i jugut (S) i gjilpërës magnetike orientohet në drejtim të polit magnetik (N) në brendësi të solenoidit. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu i parë i këtij viti ka bërë që shumë…