‘Ngritja historike e Kosovës, tash ata janë në prag të debutimit në Botëror’, FIFA e lartëson Kosovën
14 nëntor 2025
| 11:20
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik pas rezultateve të shkëlqyera në kualifikimet për Botërorin 2026.
Kombëtarja e Kosovës ka bërë një hap të madh në skenën ndërkombëtare të futbollit, duke arritur vendin e 84-të në renditjen më të fundit, publikon në rrjetin social “Instagram” faqja zyrtare e FIFA-s.
Që nga viti 2016, kur Kosova ishte në pozitën e 190-të e deri më sot kur kombëtarja gjendet në pozitën e 84-të, futbolli kosovar ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme dhe ky rezultat pritet të shpërblehet me kualifikim në “playoff-in” e Kupës së Botës ku Kosova është më afër se kurrë.
Ndeshja vendimtare do të luhet nesër (e shtunë) kundër Sllovenisë.



