Nipi i Ramush Haradinajt diplomon në Akademinë Ushtarake të Turqisë

30 gusht 2025 | 23:24

Nipi i Ramush Haradinajt, Fatlind Neziri ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë si ushtar i FSK-së.

Fatlindi është djali i motrës së ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt. Edhe motra e Haradinajt ka qenë në luftë bashkë me burrin e saj, i cili ishte njëri prej ushtarëve të parë të UÇK-së.

Motra e tij, në një postim emocional ka rrëfyer rrugën e vështirë drejt diplomimit të tij.

Postimi i saj i plotë:

Fatlind Nezir Neziri – sot zyrtarisht i diplomuar në Akademinë Ushtarake Turke në kuadër të FSK-së dhe studimet në Marrëdhënie Ndërkombëtare në  Milli Savunma Universitesi pas 5 viteve të mundimshme, por plot suksese.

Sot, zemra ime rreh me krenari e mall njëkohësisht për ty vëlla. Pas shumë netëve pa gjumë, sakrificave dhe sfidave që të shoqëruan në këto vite, ja ku je – me uniformën që aq shumë e deshe, me ëndrrën tënde të bërë realitet. Por mbi të gjitha, ti sot përmbushe edhe ëndrrën e mamit dhe babit, babi u nda nga jeta pa mundur ta shohë këtë ditë, por që gjithmonë jetoi me këtë dëshirë të madhe.

Sa shpesh kemi folur për këtë moment… sa shpesh e kemi imagjinuar buzëqeshjen e tij e lotët e gëzimit që do i kishte sot në sy.

Edhe pse nuk është fizikisht mes nesh, e di që shpirti i tij të ka përcjellë në çdo hap, të ka dhënë forcë kur je lodhur dhe të ka dhënë kurajo kur është bërë e vështirë. Sot ai është krenar, më shumë se kurrë, sepse ti e bëre ëndrrën e tij realitet.

Urime vëlla i dashur, rruga jote sapo ka filluar. Tani jo vetëm familja jote, por edhe atdheu ka fituar një djalë që do ta mbrojë e do t’i shërbejë me nder.

Ky sukses është dhurata më e madhe që mund t’i bëje babit – dhe kujtimit të tij.

Sot nuk festojmë vetëm diplomimin tënd, por festojmë dashurinë, përkushtimin dhe trashëgiminë që ai la tek ne. Jam krenare pafund për ty, Fatlind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka…