Nis aksioni për dhurimin e gjakut, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë

11 qershor 2025 | 22:52

Në fillimin e javës për dhurimin e gjakut, analisti i emisionit sportiv “VAR” në TËVË 1, Ramiz Shala, ka dhuruar gjak me një mesazh senzibilizues.

“Duke dhuruar gjak, nuk po humbim asgjë – po shpëton jetë. Një akt i vogël nga ti, një mundësi e madhe për dike tjetër. Sot mund të jesh ti, shpëtimtari i një nëne, një fëmije, një të riu që lufton për jetën. Je hero pa uniformë – dhuro gjak, dhuro shpresë, dhuro jetë!”

Duke qenë njëri nga analistët më të pavarur dhe kritikues ndaj dukurive negative në sport, Shala mesazhin e tij e ka përshtatur edhe në zhargonin sportiv.

“Lojë jete – çdo pikë ka rëndësi! Ashtu si në sport, edhe në jetë, fitorja varet nga angazhimi yt.
Dhurimi i gjakut është aksioni më i fortë që mund të bësh jashtë fushës. Trego forcën tënde – bëhu kampion i vërtetë! Dhuron gjak, shpëton jetë. Ky është rekordi më i vlefshëm që mund të thyesh!”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar për pranimin e 55…