Nis zbatimi i masave për krijimin e distancës në lokalet e gastronomisë

13 gusht 15:38

Zyrtarë komunalë nga Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kadastrit në komunën e Mitrovicës, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes kanë përcaktuar pikat shenjëzuese për krijimin e hapësirës (distancës) së duhur në mes të tavolinave në lokalet e gastronomisë, sipas vendimit të marrë nga Shtabi Emergjent Komunal.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar për mirëkuptimin e treguar nga ana e këtyre lokaleve, si dhe ka kërkuar nga ta dhe qytetarët të respektojnë në përpikëri këto masa të vendosura nga Shtabi Komunal, pasi prioritet duhet të jetë ruajtja e shëndetit të përgjithshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën…