Niset nga Londra për në Tiranë me automjet të ushtrisë ruse

09 janar 2018 | 22:33

Shqiptari Gent Jakupi, i cili jeton tash e 20 vjet në kryeqytetin britanik Londër, ka vendosur që të bëjë diçka të veçantë.

Ai është kthyer në Shqipëri, jo siç kishte bërë zakonisht, por në një mënyrë krejt unike.

Jakupi ka blerë një automjet ‘ZIL’ të ushtrisë ruse pasi thotë se ka pasur nostalgji për mjetet e kohës së komunizmit.

Së bashku me menaxherin e kompanisë së tij ku punon, Rob Gerrish, Jakupi e riparoi makinën dhe po udhëtojnë bashkë për rreth 2600 km, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Gjatë rrugës ata janë ndaluar nga shumë njerëz që ishin kureshtarë për t’i parë, ndërsa ndodhet ende në rrugëtim, ku pritet të mbërrijë në Tiranë brenda pak ditësh, ai ka fotografuar mjetin e vjetër në çdo vend ku ka kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri…