
Nisin hetimet për zjarrin që përfshiu tregun industrial në Durrës
30 qershor 2025
| 12:10
Një zjarr i madh përfshiu pasditen e djeshme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë kryesisht gjatë sezonit veror.
A2 CNN raporton se ka nisur hetim në gjendje të lirë për pronarin e tregut dhe pritet akt-ekspertiza përfundimtare për zbardhjen e plotë të shkaqeve, transmeton Klankosova.tv.
Nga provat e grumbulluara deri më tani dyshimi më i fortë mbetet për shkëndijë elektrike që mund të jetë bërë shkak për ngjarjen.