
Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës
Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
Çeku tutje thekson se ky investim do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit e po ashtu do të krijojë hapësirë moderne për aktivitete të ndryshme.
Më poshtë postimi i plotë i Çekut (pa ndërhyrje):
“Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend.
Ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike.
Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun”.