Një “flutur engjëll” vjen në gjuhën angleze

18 shtator 2018 | 10:41

Ish-gazetari Lavdrim Avdyli, i cili është profesor i gjuhës angleze, ditë më parë ka botuar librin “Butterfly Angel”, në të cilin ka përfshirë dhjetëra kode të jetës, të vdekjes, të suksesit, të dështimit etj.

Avdyli është aforisti i parë shqiptar që këto aforizma i shkruan në gjuhën angleze.

Me këto aforizma dhe këshilla të përmbledhura në këtë libër, autori nuk atyre që e kanë zemrën e egër dhe të fortë, ua zbut pak; ndërkaq atyre që e kanë zemrën e butë dhe të ndjeshme, ua forcon pak.

Ai jep këshilla për të mirën, për të keqen, për të bukurën, për të shëmtuarën, për veset, për gabimet, për nderin dhe ndershmërinë, për respektin dhe intelektin, për kusarinë dhe koprracinë, për mosmirënjohjen, për dështimet, për pasurinë dhe për varfërinë, për sfidat dhe për të arriturat e vogla dhe të mëdha në jetë, për fjalën e keqe dhe të mirë, për dashamirësinë, për mikun dhe për armikun, për të ligën, për shpirtin dhe përjetësinë, për të tashmen, të kaluarën dhe të ardhmen e vet.

Librin e tij mund ta gjeni në librarinë “Artini” dhe te shitësit e librave në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpëtim Duro është emëruar trajner i skuadrës së Dritës. Drejtuesit…