Një fis i Amazonës me ilaçe tradicionale shmang koronavirusin

20 maj 2020 | 11:39

Një fis i izoluar në Amazonë të Brazilit ka thënë se ilaçet e tyre tradicionale, të përgatitura me lëvozhgë të drurit dhe mjaltë, u kanë ndihmuar gjatë trajtimit të simptomave të koronavirusit.

Covid-19 është përhapur shpejt në rajonin e Amazonës, ku mbi 20 mijë njerëz janë infektuar me virusin dhe 1 400 kanë vdekur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Express.

Përhapja e virusit e ka shtuar frikën për gjendjen e fiseve indogjene, të cilat në të kaluarën janë prekur shumë nga sëmundjet e ardhura nga vendet e tjera.

Brazili e ka një popullsi prej rreth 800 mijë njerëzve indogjenë nga 300 grupe etnike.

“Ne i kemi trajtuar simptomat me ilaçet tona tradicionale ashtu si na kanë mësuar të parët tanë”, tha Andre Satere maqe, udhëheqës fisi nga një fshat i vogël në Manaus.

Virusi ka ndikuar që spitalet në Amazonë të stërmbushen me pacientë dhe i ka detyruar autoritetet që të hapin varreza masive.

Deri më tani me koronavirus janë infektuar 40 grupe indogjene, me 537 raste pozitive dhe 102 të vdekur, sipas të dhënave të Shoqatës së Popujve Indogjenë të Brazilit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas presidentit Aleksander Vuçiq dhe ministrit të mbrojtjes Aleksander Vulin,…