
Një hebre pas panelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut
Në një intervistë për “Spiegel”, Theodor Meron, ish-ambasador i Izraelit, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në Jugosllavi, i mbijetuar i Holokaustit dhe një emër i njohur i jurisprudencës ndërkombëtare, flet për urdhër-arrestin ndaj kryeministrit Beniamin Netanyahu.
Ai bën thirrje që kancelari Friedrich Merz të mos e ftojë Netanyahun në Gjermani nëse nuk do ta arrestojë, pasi sundimi i ligjit aplikohet për të gjithë. Ai hedh poshtë idenë se pas tërheqjes së Hungarisë nga Gjykata do të provokojë një valë ikjesh pasi në historinë e saj vetëm tre shtete janë larguar.
Meron pranon se pas rreshtimit të tij në firmosjen e urdhër-arrestit pati mbështetje nga një shumicë njerëzisht:
“Isha në New York kur Khan më telefonoi. Thashë se do të preferoja që të mos më pyeste(si ekspert për urdhër arrestin ndaj kryeministrit izraelit).
Por unë kam shpenzuar 20 vjet si një gjykatës i Gjykatës dhe kam studiuar për dekada ligjet. Do të ishte hipokrite që të përqendrohem vetëm në krimet e të tjerëve. Duhet të pranoja”
Meron shton se akuzat e Netanyahut për anti-semitizëm nuk qëndrojnë, pasi “nëse do të mendoja se Khan është i tillë, aop edhe anti-arab, nuk do të punoja me të”.
Meron është personi të cilit iu kërkua një mendim mbi ligjshëmrinë e vendosjes së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor pas Luftës së Gjashtë Ditëve, për të cilën ai u shpreh se “Jo”, vendosja e kolonëve binte ndesh me Konventën e Gjenevës.
Ai dorëzoi shtetësinë izraelite në vitin 1980, veprim që sipas tij “të bën të jesh një dele e zezë”, shtuar kësaj edhe faktit se “ka pak njerëz në Izrael që bien dakord me pozicionin tim për ngulimet”:
“Nëse duhet të jem një dele e zezë, kështu qoftë”!